Categories
Art Kulture Personalitete

17 janar 1941, lindi aktori i talentuar Jani Riza (1941 – 1988), e kujtojmë me nderim

Jani Riza është aktor shqiptar. Ai ka lindur në Korçe, në 17 janar të vitit 1941 dhe ka përfunduar Akademinë e Arteve në degën Drame. Menjëherë pas përfundimit të studimeve ka filluar punë si aktor pranë Teatrit “Andon Zako Cajupi”, në Korçe, ku ka punuar deri në ditën e fundit të jetës së tij, 24 tetor 1988.

Jani Riza ka qenë një ndër aktoret më të talentuar të brezit të tij dhe ka luajtuar një sere rolesh dramatike në teatrin “A. Z. Cajupi”, në Korçe. Shumë i njohur është si aktor filmash, dike filluar që me pjesëmarrjen në një prej filmave të parë shqiptare “Vitet e para”, e filmat në vijim të kësaj faqeje.

Veç këtyre, një mbrese të pashlyeshme tek spektatoret ka lënë roli i Bunac Salit tek filmi televiziv “Agimet e stinës se madhe”. Për meritat e tij artistike Jani Riza është nderuar me titullin “Artist i Merituar”..

Se fundmi Lidhje e Shkrimtareve dhe Artisteve te Korcës ka akorduar një çmim me emrin Jani Riza.

Filmografia
Rrethimi i vogël, (1986) – shoku i Agronit
Tri ditë nga një jetë, (1986)- Isak Shpuza
Asgjë nuk harrohet, (1985) – Lame Kurrizi

Agimet e stinës së madhe, (1981) – Bunac Saliu
Thesari, (1981) – Kiço
I treti, (1978) – Dalip Mullixhiu

Streha e re, (1977) – Shabani
Ata ishin katër, (1977) – Mete Jazo
Përballimi, (1976) Xhezo

Yjet e netëve të gjata – (1972) Antonio
Mëngjeze lufte, (1971) Oficer Gjerman
I teti ne bronz, Guri Cobani

Vitet e para, (1965) Dalipi
Gunat mbi tela, (1977)

error: Content is protected !!