Categories
Art Kulture Personalitete

22 nëntor 1945, lindi aktori i mirënjohur Pirro Malaveci

Pirro Malaveci lindi në Tiranë më 22 nëntor 1945 Pas një përvoje pune në fabrikën e bukës, ai ndoqi studimet në “Institutin e Lartë të Arteve”, dega ‘dr amë’, të cilat i përfundoi në vitin 1972. Menjëherë pas diplomimit, Malaveci emërohet aktor në Teatrin Popullor.

Ai luajti shumë role në skenën e këtij teatri, ku mundëm të pëmendim shfaqjet: “Shënomeni dhe mua”, “Komunistët”, “Prometeu”, “Romeo dhe Zhuljeta”, “Koprraci”, në dramën “Lulet e shegës” të K. Jakovës etj .

Malaveci luajti edhe në mjaft filma të kohës ku mund të përmendim: “kur hidheshin themelet”, “Intendenti”, “Nëntori i dytë”, “Këmisha me dyllë”, ndër të tjerë.

Ai eshte aktor i kahut dramatik, me shp ërthime të befta; ka një zë kumbues, pëlqen heshtjen emocionale dhe ritmin e brendshëm.

Është një nga recituesit e zëshëm të poezisë shqipe, në radio dhe televizion./Naishtedikur.com/

error: Content is protected !!