Kujtojmë sot me nderim aktorin e paharruar shkodran Nefail Piraniqi, në 25 vjetorin e ndarjes nga jeta
Nefail Piraniqi lindi me 18 mars 1940, ne qytetin e shkodres. Pasioni per teatrin do te bente te ishte nje spektator i rregullt i shfaqjeve artistike ne teatrin “Migjeni” Shkoder.
Pjesemarrjet e tij artistike do te ishin ne moshen 18 vjecare ne grupin e baletit ne shtepine e kultures se qytetit. Vazhdon ne kete grup deri ne vitin 1964, ku fillon dhe si aktor amator te grupit artistik te artizanatit te veshmbathjes.
Pas 5-se vjetesh do te realizoje dhe endren e tij ne vitin 1969, per te filluar ne teatrin “Migjeni”.
Ne skene luajti me shume se 70-te role ku mund te permendim birin e fanatikut tek “Cifti i lumtur”, rolin e xha Halilit tek “Fytyra e dyte”, roli e Hamzait tek “Nora” e Andrea Skanjetit, ujkut tek “Shpartallimi” etj.
Ne kinematografi ka luajtur rreth 13 role, ku permendim rolin e Pjetrit tek filmi “Ditet qe sollen pranveren” ne rolin e Zefit tek “Nate pa hene”, ne rolin e Aliut tek “Ura dhe keshtjella”, “Te paftuarit”, “Vr asje ne gjueti” etj. Pervec se aktor ka punuar si gazetar, ne gazeta te ndryshme te kohes, si: Jeta e re, Puna, Zeri i popollit, Cukali, Humori shkodran etj.
Njihet si aktor i tre planeve drame, komedi pa harruar dhe filmin. Interpretoi me mjaft mjeshteri rolet negative. Ndahet nga jeta me 2 shkurt te vitit 1996.
Filmografia
1979 – Ditët që sollën pranverën ….. Pjetri
1981 – Një natë pa dritë ….. Zef
1982 – Qortimet e vjeshtës…
1982 – Flaka e maleve….
1982 – Besa e kuqe ….. Bib Ndou
1983 – Fundi i një gja kmarrjeje…. Xhandari
1984 – Ura dhe kështjella ….. Ali
1984 – Militanti…. Drejtorit i burgut
1984 – Koha nuk pret ….. Shaqir aga
1985 – Te paftuarit ….. Ndreu
1987 – Vr asje në gjueti