Categories
Art Kulture Personalitete

3 vite më parë u nda nga jeta aktori i mirnjohur shqiptar Luan Qerimi (1929-2018)

Luan Qerimi u lind më 15 tetor të vitit 1929 në Lushnjë, është aktor i njohur shqiptar.

Fillimet e tij i përkasin lëvizjes amatore, ashtu si shumica e artistëve tanë. Para se të vinte në Teatrin Popullor në dhjetor të 1954-s, Luan Qerimi ka një kontribut në Teatrin e Ushtrisë, aty ku ra në sy talenti i tij. Në moshën njëzetepesë-vjeçare, aktori i ri trokiste në dyert e Teatrit Popullor. Listën e gjatë të roleve atje, Luani e nis me një rol episodik në komedinë Prefekti në vitin 1954, në rolin e Skënderit.

Mbi 70 role në skenën e Teatrit Popullor, me mijëra shfaqje për më se 35 vjet në skenë, Luan Qerimi dhe gjithë brezi i tij mbajnë mbi shpatullat e tyre një histori të tërë, që meriton veç mirënjohje. Padyshim, në këtë mori personazhesh, Luani mbahet mend për kryerole të tillë në pjesët “Toka jonë”, ”Orët e Kremlinit”, “Otello”, “Hamleti”, “Dragoi i Dragobisë”, “Përkolgjinajt”, “Cuca e maleve”, “Arturo Ui”, “Epoka para gjyqit”, etj.

Interpretoi edhe në filmin artistik. Që nga viti 1989 mban titullin “Artist i merituar”.

U nda nga jeta më 2 dhjetor 2018.

Filmografia

Qëndresa (1998)

Vd ekja e kalit (1992)…………………..Babai i Merit

Shpella e pi ratëve (1990)….. ………….Gjon Baba

Telefoni i një mëngjesi (1987)

Eja (1987)…………………………….Mojsiu

Koha nuk pret (1984)……………………Françesk Luku

Gr acka (1982)………………………….Majku

Zambakët e Bardhë (1983)………………..Babai i Luljetës

Besa e kuqe (1982)……………………..Plaku i Përkolajve

Nëntori i dytë (1982)…………………..Sali Drenica

Shembja e idhujve (1977)………………..Kalosh Cami

Fijet që priten (1976)………………..Kryetari i Sigurimit te Shtetit

Lulëkuqet mbi mure (1976)……………….Sandro, kuestori fashist

Vitet e para (1965)…………………….Zv.ministri

Toka jonë (1964)……………………….Cubi

Debatik (1961)

error: Content is protected !!