Categories
Art Kulture Personalitete

4 dhjetor 1939, lindi aktori i humorit Gëzim Kruja (1939-2020)

Faqja Na Ishte Dikur kujton në datën e lindjes aktorin e paharruar të humorit Gëzim Kruja

Karrierën humoristike e ka nisur që në moshën 13-vjeçare.

Fillimet me Estradën amatore nisin që në kohën kur ishte ushtar më 1958. Më pas vazhdon aktivizimin në vitin 1960 me Estradën profesioniste të Shkodrës. Gëzim Kruja ka mbaruar në vitin 1979 Institutin e Lartë Pedagogjik, dega e Gjuhës dhe Letërsisë në Shkodër.

Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor. Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”.

Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

Gjatë karrierës së gjatë dhe të suksesshme, Kruja shkroi dhe interpretoi komedi dhe monologë humoristikë, si “Qesh e ngjesh”, “Ju ofroj buzëqeshje”, “Keni nevojë me qesh”.

Çfarë spikaste ndër të tjera në tematikën e monologëve dhe komedive të tij qe padyshim raporti grua-burrë, sjellë përmes humorit dhe batutave.

Humori dhe dëshira për të qenë pranë publikut e mbajtën artistin aktiv deri në fund të jetës së tij. Në 2016-n ai u shfaq në “Portokalli”, performancë që numëron më shumë se 1 milion e 200 mijë klikime. “Gëzim Kruja i mrekullueshëm”, “Respekte për të madhin Gëzim Kruja”, “I paharrueshëm” janë disa nga komentet që vlerësojnë veprën e Krujës në historinë e komedisë dhe teatrit shqiptar.

U nda nga jeta 05 prill 2020 në moshën 80 vjeçare

Përgatitur ekskluzivisht për faqen Na Ishte Dikur nga E. Shehi – 4 Dhjetor 2021/Naishtedikur.com/

error: Content is protected !!