Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

7 vite më parë u nda nga jeta Gent Demaliaj, vokalisti i grupit të famshëm të viteve 90-të, “Djemtë e Detit”

Posted on January 26, 2022 by Monitor

Gent Demaliaj është autor këngësh i njohur. Vokalisti i grupit të famshëm të viteve 90-të, “Djemtë e Detit”, prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe dhe nuk arriti të fitonte betejen me vdekjen.

Demaliaj në vitin 1989 krijoi ne qyetin e tij të lindjes, Lezhë, bashkë me shokët e tij grupin e rrokut qe do te futej ne historine e muzikes shqiptare. Grupi ka qenë pjesemarres ne shume festivale brenda dhe jashtë vendit. “Baladë për Jakup Ferrin”, “Ëndrrat që për ty i thura”, “Jo tani”, “Epos”, “Mos Qaj”, janë disa prej këngëve të grupit “Djemtë e Detit”.

Demaliaj është cilësuar si një ndër vokalistët më të mirë të rrokut në Shqipëri dhe zëri i tij ka spikatur ne cdo interpretim. Në vitin 2012 në turneun veror “Summer Fest” në qytetin e tij të lindjes Lezhë ai ka interpretuar disa prej hiteve me të sukseshme. Ai ishte i martuar dhe ka një vajzë.

Arritjet e Grupit

1989 Krijohet në qytetin e Lezhes Grupi Djemte e Detit

1991 Çmimi i dytë në Festivalin e R.T.SH. me kengën “Ëndrrat që për ty i thura”

1995 Çmimi i dyte ne Festivalin e Pare te Rockut Shqiptar

1996 Çmimi i parë në Festivalin e Dytë të Rockut Shqiptar

1996 Çmim special ne Festivalin e R.T.SH “Për përpunimin e këngës popullore etno-rock me
këngën “Balade për Jakup Ferrin” ;

1997 Çmim ne Festivalin e R.T.SH “Interpretuesi dhe grupi me i mire” me kengen “Mos Qaj”
Muzika: B. Daci Teksti: G. Demaliaj Orkestrimi: V.Markvukaj

1997 Hedhja ne treg e albumit te pare “Izolimi Vdes”.
Albumi ka rezultuar shume i suksesshëm dhe vazhdon te shitet dhe sot e kësaj dite.

1998 Çmim ne Festivalin e R.T.SH “Interpretuesi me i mire” si dhe çmim special “Kënga më e mirë” akorduar nga Ministria e Kulturës me këngën “Kohë pa ty”
Muzika & Orkestrimi: V. Markvukaj Teksti: G. Demaliaj

2002 Çmim i parë “Mikrofoni i artë” edicioni i parë, me këngën “Jo tani”
Muzika & Orkestrimi: V. Markvukaj Teksti: G. Demaliaj

2007-2008 Është përfunduar albumi i dytë “Epos”

14 mars 2009 Del në treg albumi i ri Epos./Naishtedikur.com/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes