Categories
Art Kulture Personalitete

7 vite më parë u nda nga jeta mjeshtri i humorit Veli Rada (28 Shkurt 1942 – 27 Dhjetor 2014)

Kujtojmë sot me nderim mjeshtrin e humorit Veli Rada, në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta

Veli Rada – 28 Shkurt 1942 – 27 Dhjetor 2014

Veli Rada ishte një aktor i shquar i humorit shqiptar dhe i nderuar dhe vlerësuar me shumë tituj.

Në vitin 2013 ai u nderua nga bashkia e Tiranës me titullin “Mirënjohja e kryeqytetit” si dhe nga Presidenti i Republikës “Mjeshtër i Madh”. Ka qënë kryebashkiaku Lulzim Basha që ka shprehur sot publikisht, dhimbjet dhe ngushëllimin për humbjet e aktorit.

Veli Rada njihet si aktor profesionist i Estradës së Tiranës, ku aderoi 35 vjet; njihet edhe si komentator sportiv. Ai ka studiuar në Institutin e Lartë të Arteve në vitet 1972-1975 në degën e aktrimit dhe menjëherë pas studimeve, u bë anëtar i Teatrit të Estradës së Tiranës, ku vazhdoi të punojë për 35 vjet. Ka realizuar qindra role, prej të cilëve shumë do të mbeten të paharruar; punoi si regjisor dhe asistent regjisor; si skenarist humori, realizoi një mori skeçesh, parodish, intermexosh.

përveç estradës, lidhja e tij më e gjatë ka qenë me futbollin. Gjatë mësimeve në shkollën “Skënderbej” ka luajtur me te rinjt e “Partizanit” (1957), në stol dhe në rezervë ku kishte si tranier komentatorin e shquar Ismet Belloven.

Nuk duhet lene në harresë fakti që ka qenë golashënuesi më i mirë i Spartakiadës së Ushtrisë. Me vone futet ne pozicionin e komentatorit. Nuk ka qenë e vështirë për ate pamvarësisht se ka qenë një rrugë e pashkelur. Radio Tirana kishte zëra të mrekullueshëm si Anton Mazreku, p.sh i cili në transmetim ishte një poet, dhe ku rrugen e tij e vazhdoi me dinjitet Ismet Bellova.

Transmetimi i parë i Veli Rades i përket një ndeshje gjysëm finale të kupës së Republikës në Elbasan, Labinoti i Elbasanit me Besën e Kavajës, ku pat shkuar ndeshja me shtesë, edhe me penallti dhe ku fitoi skuadra e Besës. Në të ka pasur shumë dramacitet dhe emocione, të nesërmen gazetat shkruanin: “ Një zë i bukur i shtohet transmetimit të Radio Tiranës”./Naishtedikur.com/

error: Content is protected !!