Stephen William Hawking, (8 janar 1942 – 14 mars 2018) është një prej fizikanëve teorik më te njohur në botë. Hoking është astrofizikan dhe që nga viti 1979 pronar i katedrës lukasiane dhe profesor matematike në Universitetin e Kembrixhit (detyre që mbahej dikur nga Isak Njutoni), dhe anëtar i Kolegjit Gonvil dhe Kaius, Kemb. Stivën Hoking solli punë të rëndësishme mbi kozmologjinë, kurse kërkimi i tij është para së gjithash lëmi i fizikes (vrimat e zeza). Ai iu bë i njohur publikut dhe botës studimore nëpërmjet librave të tij shkencorë mbi fizikën moderne.
Në vitin 1963 Hawking u diagnostikua me Amyotrophe Lateralsklerose (ALS), dhe që prej vitit 1968 është udhëzuar të përdorë karrocë të paaftësh. Nga një prerje e kanaleve të frymëmarrjes humbi në vitin 1985, aftësinë e të folurit dhe për të komunikuar përdor një kompjuter të posaçëm folës.
Hawking lindi me 8 janar te vitit 1942. Babai i tij ishte Frank Hawking dhe e ëma e tij Isobel Hawking. Këta të fundit studimet i mbaruan te dy ne Universitetin e Oksfordit. Frank H. studioi ne fushen e mjekësisë ndersa Isobel H. studioi per Filozofi, politike dhe ekonomi. Në 1950 kur Stephen ishte vetëm 8 vjeç, familja Hawking u shperngul ne St. Albans Hertfordshire. Hawking filloi shkollimin e tij ne “Byron House School”. Ai mori pjese ne “Radlett School” per 1 vit dhe me pas prej shtatorit te vitit 1952 vazhdoi shkollimin ne “St Albans School”. Familja e tij nuk mund ti perballonte tarifat shkollore pa burime financiare, keshtu që shpresa e tyre e vetme ishte qe Stephen të arrinte të fitonte nje burse shkollimi. Babai i tij dëshironte qe ai te shkollohej më tej ne “Westminster School”, por 13 vjeçari u semur në diten e provimit per burse. Ne vitin 1958 dhe me ndihmën e mësuesit te matematikes Dikran Tahta, ndërtuan një kompjuter me pjese pjesë orash, një komutatori të vjetër telefonik dhe të tjera komponente. Edhe pse në shkollë ishte i njohur si “Einstein”, Hawking nuk ishte i suksesshëm qe ne fillim. Me kohë, ai filloi të tregojë aftësi të konsiderueshme për lëndët shkencore, dhe i frymëzuar nga Tahta, kishte vendosur të studionte për matematikë. Babai i tij e këshilloi të studionte per mjekësi, i shqetësuar se në lëndën e matematikes nuk kishte vende të mjaftueshme per pune. Per shkak te kesaj por edhe per arsye te tjera Hawking vendosi te studiojë lenden e fizikes dhe kimisë. Pavaresisht keshillave te drejtorit qe ai te priste deri ne vitin tjeter, ne Mars te vitit 1959, atij i ishte ofruar nje bursë pas marrjes se rezultateve te provimeve.
Hawking ne tetor te vitit 1959, perkatesisht ne moshen 17 vjeçare, vazhdoi studimet ne Kolegjin e Universitetit te Oksfordit. Ne 18 muajt e pare ai ishte i vetmuar dhe i merzitur pasi ishte shume më i ri se sa studentet e tjere. Gjate vitit te dyte dhe te tretë ne universitet, sipas Berman, Hawking beri ndryshime te medha, duke u perpjekur te ishte nje nder studentet me te dalluar. Ndryshe nga studentet e tjere, ai ishte shume i perkushtuar edhe ndaj muzikes klasike. Eshte konstatuar se Hawking ka studiuar rreth 1000 ore gjate 3 viteve te studimeve te tij. Ne tetor te vitit 1962 ai filloi punen e tij pasuniversitare ne Trinity Hall – Cambridge. Si student doktorature, viti i parë per Hawking ishte mjaft i veshtire. Pasi u diagnostikua me semundjen motor-neurone, Hawking ra ne depresion. Mjeket supozonin se kishte edhe 2 vjet jetë, por semundja e tij nuk u zhvillua aq shpejt, megjithate problemet ne te ecur, ne frymerrje dhe ne levizjen e gjymtyrve filluan.
Prape se prape i frymezuar nga Roger Penrose, ai vazhdoi hulumtimet e tij rreth te ashtuquajturave “Vrimat e zeza” qe pershkojne universin. Si nje kozmolog i persosur, Hawking shkroi tezën e tij mbi kete teme. Hawking ka marrë një bursë kërkimore në Gonville dhe Caius College dhe ne vitin 1966 ai doktoron ne degen e filozofise. Kur Hawking ishte diplomuar ne Cambridge, ai krijoi lidhje me nje vajze te quajtur Jane Wilde qe njeheresh ishte edhe mikja e motres se tij. Atë e njohu pak kohe para se te diagnostikohej me semundjen e tij, por kjo nuk e nderpreu mardhenien mes tyre. Ata u martuan me 14 korrik te vitit 1965. Çifti kane 3 femije, nje djale me emrin Robert (1967), nje vajze Lucy (1970) dhe femija i tretë, djaloshi Timothy (1979). Ne pranveren e vitit 1995 Çifti u divorcuan, Hawking u martua me Mason ne shtator te po atij viti. Me 2006 Hawking u divorcua ne heshtje nga Mason duke e rikthyer lidhjen e tij me Jane dhe ne ate kohe ajo boton librin “Udhetim ne pafundesi”.