Categories
Art Kulture Personalitete

Aktori Artan Imami feston 61 vjetorin e lindjes, dhe ne i urojme “Gezuar Datelindjen”

Artan Imami (1961). Aktor.

Lindi ne Tirane, me 11 shkurt 1961. Kreu Institutin e Larte te Arteve,
dega dramatike (1983). Pas mbarimit te studimeve u emerua si aktor ne Teatrin Popullor* dhe luajti
aty disa role kryesore, deri ne vitin 1996, kohe kur u largua nga ky teater dhe pergjithesisht nga
skena.

Nga rolet e para qe i dha sukses ishte Petrucio ne komedine Zbutja e kryeneces e Shekspirit, me te
cilin i dha forme djaloshit me karakter te forte, inteligjent, jo aq te vrazhde, kinse i zemeruar, por
sidoqofte brenda optrise qe ai perfaqesonte si njeriu qe e “buti” Katerine e llastuar nepermjet
dashurise .

Cilesine me te larte te aktrimit te tij e arriti me rolin e Stresit te dramatizimi i noveles se Ismail
Kadarese *Kush e solli Doruntinen.

Ne interpretimin e tij ra ne sy qartesia e fjales dhe logjika e veprimit, e tretur ne nje pershtatshmeri

plastike qe i shkonte personazhit, sikurse ndertimi i diagrams temporitmike gjegjesisht hetimit dhe
dyshimeve qe ai kishte lidhur me sjelljen e Doruntines prej te vellait te vdekur.
Me pas, luajti Dob Zhuanin ne komedine homonime te Molierit, ku ishte edhe vete regjisor. Ka luajtur
edhe ne disa filma

error: Content is protected !!