Aktori i teatrit të vlorës “parodisti” Agron Hamo feston 70 vjetorin, e urojmë nga zemra të bëhet 100
Kush është Agron Hamo, njëri nga Parodistët e Vlorës…
Agron Hamo është lindur në 15 janar të vitit 1950 në qytetin e bukur bregdetar të Vlorës edhe pse me origjinë është gjirokastrit. Ai vjen nga një familje arsimdashësish. Babai i tij ka qenë arsimtar ndërsa nëna punojëse e thjeshtë.
Është 70 vjeç dhe ka një aktivitet të pasur artistik. Është i martuar dhe ka dy vajza.
Karrierën e tij artistike e ka filluar rreth vitit 1966 si amator në uzinën e sodës kaustike. Thotë se fati deshi që të katërt u mblodhën për të vazhduar jetën e tyre artistike pranë Teatrit të Varietesë “Petro Marko” në Vlorë. Në atë vit, mblidheshin paroditë, skeçet më të bukura, trupat më të mirë, aktorët më të zotë dhe inkuadroheshin tek trupa profesioniste.
Në vitin 1996 ai ka shkelur për herë të parë në skenë si profesionist ose siç quheshin në atë kohë, si probist, pasi në atë kohë ishte akoma në provë, sapo mbaroi nga amatorja. Në estradën e Vlorës ai ka korrur shumë sukses dhe sidomos në zhanrin e parodisë.
Ai ka marrë titullin “Naim Frashëri i Artë” duke qenë se ka ngritur në piedestal vlerat e humorit shqiptar./Naishtedikur.com/