Categories
Art Kulture Personalitete

Aktori Viktor Zhusti feston 79 vjetorin e lindjes, i urojmë nga zemra të bëhet 100

Aktori Viktor Zhusti feston 79 vjetorin e lindjes, i urojmë nga zemra të bëhet 100

Viktor Zhusti është një aktor shqiptar. Lindi më 8 dhjetor të vitit 1942 në Athinë – Greqi.

Ka luajtur shumë role dhe përpara viteve ’90, kur lulëzonte veprimtaria në Kinostudio Shqipëria e Re, ishte një nga aktorët më të kërkuar. Galeria e roleve të Viktor Zhustit është e pasur. Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babain e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet.

Disa prej filmave ku ai ka luajtur, mund të përmendim telekomedinë “Shi në Plazh”, ku luan rolin e Alber-it, një nga komeditë më të bukura shqiptare, që i ka rezistuar kohës. Për të vijuar me filmin “nëntori i dytë”, ku luan rolin e Pandeli Sotirit, “Taulanti kërkon një motër”, rolin e babait, Pirros. Një tjetër rol babai, tek “Kur xhirohej një film”, për të vazhduar me rolin e Llano Bletës tek “Dhe vjen një ditë”, “Malet me blerim mbuluar”, etj.

Roli i doktorit në skenën e teatrit Kombëtar me Te gjithë kanë huqe e kthen atë pas gati 20 vjetesh sërish në vëmendjen e publikut. Dëshiron të rikthehet sërish, por këtë herë me një projekt të vetin në teatër.

Filmografia
Në kërkim të kujt (2011) serial
Tingulli i heshtjes (2010) serial
Dhe vjen një ditë (1986), Llano Bleta

Taulanti kërkon një motër (1984) …. Piro
Nëntori i dytë (1982) Pandeli Cale
Kur xhirohej një film (1981)

Gëzhoja e vjetër [1980]……Pandi Myllo
Malet me blerim mbuluar (1971)……Jaho
Komisari i dritës (1966) …. Mark Dedina

Teatër
Djemte Gazmor ( 2014 ) Komedi
Kush ka frikë nga Virginia Wolf (2009 – 2010) Teatër, dramë
Te gjithë kanë huqe (2009) Teatër, komedi

Mësuesi i letërsisë – (1985)
Shi në Plazh- (1984) Teatër, komedi……Alberi/Naishtedikur.info

error: Content is protected !!