Aktorja e mirënjohur Eglantina Kume feston sot 70 vjetorin e lindjes, i urojmë nga zemra jetë të gjatë dhe të lumtur.
Eglantina Kume u lind më 21 janar të vitit 1950 në Durrës, Shqipëri, është edituese filmi dhe aktore shqiptare.
E qetë dhe me një nur të pandryshuar nga mosha 17-vjeçare, kur interpretoi rolin e jetës së saj, Egla edhe tani, është një grua tërheqëse që bie në sy.
Vajza simpatike, e cila u bë ikonë e kinemasë shqiptare kur ishte maturante, nuk kishte menduar ndonjëherë se recitimet e fëmijërisë dhe rinisë së hershme do ta afronin me një shpejtësi marramendëse drejt kameras kinematografike.

“Isha një nxënëse mesatare që dashuroja letërsinë dhe sajoja albume me artistë shqiptarë apo të huaj-tregon Eglantina”
Filmografia dhe rolet:
Editime
Binarët, (1987)
Guri i besës, (1986)
Asgjë nuk harrohet, (1985)
Gjeneral gramafoni, (1978)
Nusja dhe shtetrrethimi, (1978)
Ngadhënjim mbi vd ekjen, (1967)
Aktrim
Zemra që nuk plaken, (1977)
Yjet e netëve të gjata,(1973)
Ngadhënjim mbi vd ekjen, (1967) si Mira Korani
Duel i Heshtur, (1967)/Naishtedikur.info