Categories
Art Kulture Personalitete

Aktorja Mimika Luca feston sot 84 vjetorin e lindjes, i urojmë jetë të gjatë dhe të lumtur

Aktorja Mimika Luca feston sot 84 vjetorin e lindjes, i urojmë jetë të gjatë dhe të lumtur

Mimika Luca u lind në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937, është aktore e mirënjohur shqiptare. Interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë, nga 1951 – 1962.

Më 1962 pranohet aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si: Suzana, Luçia, “Muri i madh”, Dila te drama Cuca e maleve, Sonja, Nica te filmi Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Laja te Kur hidheshin themelet, etj. Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë.

U martua me aktorin e shquar Ndrekë Luca. Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Teatrin Popullor, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega dramë.

Filmografia

Treni niset më shtatë pa pesë – (1988) ….Nëna e Etlevës
Botë e padukshme – (1987)………………Leni, bashkëshortja e Iliazit
Përrallë nga e kaluara – (1987)…………Nëna e Marigosë

Rrethimi i vogël – (1986)………………Shega
Të shoh në sy (Film TV)(1985)…………..Nëna e Gjergjit
Shi në plazh – (1984) …………………Nëna e Alberit

Taulanti kërkon një motër – (1984)………Edukatorja
Nxënësit e klasës sime (1984)…………..Drejtoresha e shkollës
Zambakët e Bardhë – (1983)……………..Drita, sekretare partie

Në shtëpinë tonë – (1979)………………Nëna e Anës
Kur hidheshin themelet – (1978) (TV)…….Laja
Kryengritje në pallat – (1972)
Detyrë e posaçme – (1963)

error: Content is protected !!