Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Artisti Xhavit Xhepa dekorohet nga Presidenti Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”

Një nga figurat më emblematike të Teatrit të Kukullave, Xhavit Xhepa, u dekorua këtë të enjte me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i Republikës.

Në 70-vjetorin e themelimit të teatrit, kreu i shtetit, vlerësoi kontributin e Xhepës në skenë, ndërsa titulli “Mjeshtër i Madh” iu dorëzua familjarëve.

Dimensioni artistik i Xhavit Xhepes përshin, jo vetëm në teatrin e kukullave, po edhe atë të Estradës së shtetit, ku angazhua si aktor e më pas këngëtar.

Një artist i njohur edhe një emër i dashur për publikun shqiptar, Xhavit Xhepa i dha jetë shumë veprave në skenë, ndërsa për të gjithë kolegët ishte një shkollë, prej të cilit të gjithë mësonin.

Në ceremoninë e dekorimit, Presidenti vlerësoi dhe dy figura të tjera njohura artistike si aktoren Mira Minga, e cila mbahet mend për rolin e saj tek “Përrallë nga e Kaluara” dhe aktorin e Teatrit të Kukullave, Sokol Myzeqari./Vizionplus/

error: Content is protected !!