Aktorja e famshme Angelina Jolie ka pozuar së fundmi për revistën “British Vouge” dhe është shprehur më shumë për jetën e saj. Ylli i aktrimit ka pozuar në shtëpinë e saj e rrethuar nga qenushat e saj.
Përveç fotove të bëra më aktoren “British Vouge” ka realizuar edhe një video të shkurtër. Angelia ka treguar se çfarë mban në çantën e saj dhe se nuk ka ndonjë gjë për tu habitur apo surprizuar sepse çanta e saj mban më shumë gjëra për fëmijët e saj.
“Përshëndetje British Vogue, jam Angelina dhe ja çfarë kam në çantën time. Ndonjëherë kam nga ata çantat e mëdha tipike të mamave dhe në të mund të ketë gjithçka. ‘Mami më mbaj pak telefonin. Mami a mund ta mbash këtë? Më duhet kjo. Merr dhe këtë’, thonë fëmijët dhe unë zakonisht marr ndonjë gjë të vogël për të ngrënë, telefona, libra, bluze, gjithçka që mund t`ju shkojë në mendje, por ja çfarë mbetet nga gjërat e mia”, thotë Angelina dhe më pas nxjerr syzet e saj të diellit e celularin“.
Në intervistën e saj ajo ka treguar se qëndrimi me fëmijët e saj i ka pëlqyer dhe shijuar shumë gjatë kësaj kohe karantine.
“Nuk e di. Vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira. Kam qenë e përqendruar në shërimin e familjes. Duket se më në fund akulli po shkrin dhe gjaku po rikthehet në trupin tim”, është shprehur Angelina kur është pyetur nëse është e lumtur me jetën e saj”./Living