Categories
Histori Personalitete

Axha RROK, shoferi unik i transportit publik, para ’90-s!… – Nga Gjergj Marku

profil:

Axha RROK, shoferi unik i transportit publik, para ’90-s!… – Nga Gjergj Marku

(Ne kete foto eshte Rrok Vuksani, Mirdita mbare e jo vetem, e njohin ate si shoferi me i jashtezakonshem qe kishte Parku i Mallrave ne Mirdite. Ai drejtonte autobusin e linjave urbane brenda apo jashte Mirdites, dhe shenohet si personi ku ishin grumbulluar gjithe miresite e Zotit.
Personalisht e mbaj mend qe ne femijeri, kur ktheheshim nga shkolla me tren ne Milot, e me pas do duhej te vinim per Rreshen ne oret e vona te mbremjes, kur shikonim aty “Axhen Rrok”, çliroheshim nga ankthi i mospatjes se nje bilete udhetimi per shkak te numerit te madh te njerezve, por kurre ai nuk linte njeri ne toke.

Nga ana tjeter, me ka rene qe disa here ta marrim me autobus per brigada te rinise qe i dergonim deri ne Sarande apo gjetke ne vende te largeta, prej tij kishim siguri te plote se asgje nuk do na gjente rruges. Ai e drejtonte mjetin me te njejtin ritem dhe me nje kujdes te eperm. Kurre nuk pati nje aksident, dhe kurre nuk pati prishaqejfe me njeri deri sa iku si engjejt ne qiell. Ndaj dhe Mirdita e deshi me zemer.

Kjo foto me solli shume e shume kujtime per kete burre babaxhan e fisnik.)

Postimi Origjinal:

error: Content is protected !!