Këngëtari i famshëm, Adriano Celentano ka pranuar se nga frika ka qëndruar i mbyllur në shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij, Claudia Mori, për një vit.
82 vjeçari zbuloi lajmin gjatë një bisede telefonike me “Domenica In”, ku dha mendimin e tij edhe për vaksinën.
Ai tha se është i gatshëm të bëjë vaksinën.
“Unë dhe Claudia jemi mbyllur praktikisht prej gati një viti në shtëpi… Vaksina? Nuk e kam bërë kurrë por jam dakord ta bëj tani,”- u shpreh këngëtari.
Ndërkohë që pandemia ka prekur të gjitha vendet e botës, duke sjellë vdekje të shumta dhe krizë ekonimike, kanë dalë vaksinat e para që disa shtete kanë filluar që ti aplikojnë.
Ndërkohë njerëzit nuk janë të detyruar të vaksinohen, por vetëm vullnetarisht./Panoramaplus.al