Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Cfare me tha Eusebio ne Tirane 26 vjet me pare …per Boterorin e 1966…per Benfiken dhe per Shqiperine… – nga Adriatik R. Dosti

Posted on February 18, 2022 by Monitor

Nga Arkivi im sportiv …

Cfare me tha Eusebio ne Tirane 26 vjet me pare …per Boterorin e 1966…per Benfiken dhe per Shqiperine…

…Portugalia erdhi ne Tirane per tu ndeshur me Shqiperine ne 9 tetor te 1996…ne nje ndeshje per eliminatoret e Kampionatit Boteror …e ne perberje te
delegacionit saj ishte pa dyshim edhe me i madhi futbollist i historise se futbollit portugez Eusebio…

Kam dale dhe e kam pritur ne Rinas se bashku me fotoreporterin e njohur Hektor Pustina…portugezin e lindur ne Mozambik … legjende te futbollit boteror pasi qe pas boterorit anglez te 1966 te cilin me se shumti e mbajme mend, e kemi pare dhe e kujtojme prej filmit te famshem Gol…ai ishte kthyer tek une ne nje Mit…ku me pare Benfika

kampione e europes… dhe gjithcka tjeter ai beri me pas gjate 22 vjeteve te karieres se tij te jashtezakoneshme sportive i dhane atij nje vend ne podin e nderit te njerit prej futbollisteve me te mire te botes te te gjitha koherave…
Kujtoj se ishte i thjeshte, i sjellshem ,fjale pak…nuk kishte shume deshire te flitej per te e sidomos nuk donte te komunikonte fare me mediat…

…Kam ardhur thjeshte per kete ndeshje dhe dua qe ta fitojme ate…ndaj te lutem nuk jam i predispozuar per interviste me tha mua fillimisht…por kembengulja ime dhe lutja ime qe ai ti pergjigjej te pakten fare shkurt tre pyetjeve te mija …duket se e ”thyen” Eusebion e madh…
…Si e kujton sot pas 30 vjetesh Boterorin anglez te 1966…e pyeta se pari…

Emocionet e atij boterori me kane shoqeruar gjithe jeten…ka qene i jashtezakonshem vertet per mua por edhe per Portugaline…

Nje Itali qe mundet 1-0 nga Korea e Veriut…me pas po kjo Kore enigmatike kryeson 3 – 0 ndaj nesh dhe pastaj erdhi ajo permbysje e madhe e jona ne 5-3…per te ardhur tek ajo gjysemfinale e pa harruar 1-2 me Angline…tek fitorja jone 2-1 me Bashkimin Sovjetik qe na dha vendin e 3 ne Boteror…tek finalja e mrekullueshme Angli -Gjermani 4-2…dhe se fundi tek 9 golat e mij ne kete boteror qe me shpallen goleadorin e turneut…ka me bukur se kaq?

Nuk po flas per ate qe te treja skuadrave qe kishim ne grup Hungarise, Bullgarise e Brazilit ju futem nga tre gola sejcilit…ehhh cfare kujtimesh …
…Jo …i them …me bukur prishet…po tek Benfika cfare kujton pasi luajte plot 14 vjet per te dhe ishe beniamini i tifozerise lisbonase…

…Ehhh Benfika dhe kombetarja e Portugalise jane 2 dashurite e mija te pa perseriteshme e te perjeteshme……luajta per Benfiken 14 vjet sic thoni edhe ju…qe nga 1961-75…dhe ne 440 ndeshje shenova 473 gola…si shume jane apo jo [ dhe qesh]…plus 11 Tituj kampione te Portugalise…5 Kupa te Portugalise…e mbi te gjitha edhe 1 here Kampione te Europes ne 61/62…por edhe tre here ne finale 63, 65, 68… dhe nje Top i Arte si futbollisti me i mire i vitit ne Europe ne 1965…nuk jane pak…
Ndersa me Portugaline kam luajtur per 12 vjet 1961-73 …dhe ne 64 ndeshje di qe kam shenuar 41 gola e ku zenia e vendit te 3 ne Boterorin e Anglise ne 1966 eshte suksesi yne me i madh si kombetare deri me sot…

Po Shqiperine e futbollin shqiptar sa i njeh Eusebio…

…Fare pak…nuk di te kemi luajtur ndonjehere kunder njeri tjetrit… si kombetare se si ekipe ne kupat e europes edhe jemi ndeshur…Benfika e Sportingu me Partizanin e Dinamon tuaj…kam degjuar se tani vone futbollistet tuaj me te mire kane nisur te luajne ne disa vende te ndryshme te europes…me kane thene qe keni qene te izoluar prej vitesh kjo fale sistemit tuaj politik…
Kam pare nja dy-tre ndeshje te fundit tuajat permes video – kasetave ku keni luajtur mire kunder Bullgarise, Uellsit por edhe Gjermanise…me kane pelqyer R.Vata…B.Kola, Rraklli …Kushta dhe Abazi qe tani luan tek ne per Akademik Lisbonen…

Sidoqofte …nuk me vjen fort mire qe po ta them kete…por edhe pse sot luajme ketu ne fushen tuaj ne Tirane ne kemi ardhur per ta fituar ndeshjen …pasi une personalisht nuk do isha fare i kenaqur edhe me barazimin…sepse lojtareve te tille si F.Couto, P.Santos, R.Costa, Figo…P.Bento , J.Pinto etj nuk ju falet te gabojne ne ndeshje te tilla…

Ju faleminderit dhe suksese Portugalise suaj…por jo sot ne kete ndeshje – i them une teksa qesh…i shterngoj doren…e falenderoj per intevisten dhe e ftoj qe ne shenje kujtimi te bejme nje foto se bashku ne fushen e stadiumit ”Q.Stafa”…ftese te cilen ai e pranon me kenaqesi…
Ndeshja e luajtur ne 9 tetor 1996 ne stad. ”Q.Stafa” Shqiperi – Portugali u fitua nga Portugalia 3-0 me gola te Figo 12′ …Helder 76′ dhe R.Costa 86′ …e fill pas kesaj ndeshje e kesaj humbje trajneri i kombetares se Shqiperise Neptun Bajko dha doreheqjen…

E natyrisht nje interviste e tille dhe sidomos nje foto – kujtim i tille jane Thesar me vehte ne arkivin e cdo gazetari sportiv…ja pra qe edhe per mua te tilla jane e kane mbetur edhe ne ditet e sotme…teksa lajmi i ikjese se tij…i Eusebios se madh [ Eusebio da Silva Perreira] nga kjo bote ne 5 janar 2014 ne moshen 71 vjecare me trishtoi pa mase madje jo thjesht vetem mua por mbare boten e futbollit…

…Kish lindur ne 25 janar te 1942 ne Maputo te Mozambikut vend ky aso kohe koloni e Portugalise…dhe gjate karieres se tij te gjate sportive 22 vjecare ku ne total ne 745 ndeshje shenoi 738 gola …e ku e nisi tek Sporting Laurenco Marques ( Mozambik qe 15 vjec ) … ne 1957 …dhe e mbylli ne 1979 tek New Jersey Americans 37 vjec…….u mbiquajt Pantera e Zeze e Mozambikut…Black Pearl…dhe King !

A.R.DOSTI

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes