Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Dikur fëmijët kishin një gjyshe përrallash, e paharruara Marika Kallamata (1930-2019)

Marika Kallamata, aktorja e mrekullueshme, gruaja me pamje të paqtë e zë të ngrohtë, u nda prej nesh, duke lënë pas jo vetëm një galeri të pasur rolesh, kujtimesh të dashura, për të gjithë ata që e njohën nga afër, por edhe timbrin e ngrohtë: Na ishte seç na ishte?!

Ajo mori emrin e artit nga fëmijët atëherë si “Gjyshja e përrallave”

Kush është aktorja Marika Kallamata:

Marika Kallamata u lind në Fier, më 17 nëntor 1930, është aktore i njohur shqiptare.

Aktivitetin artistik e filloi në Teatrin Popullor, në vitin 1950. Ka interpretuar rreth 60 role, ku ndër më të suksesshmit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija, dhe në mjaf role episodike ka qenë një aktore shumë e mirë. Edhe pse ishte e rrethuar nga dhjetëra aktore të suksesshme, Marika ruajti individualitetin e vet. Doli në pension, në tetor 1985, por Marika nuk u shkëput nga skena.

Në vitin 2004 ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, ku korri sukses me rolin e saj. Ka interpretuar pak role në filma artistikë. Është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.

Rolet ku luajti:

Një baba tepër (2000) (TV)

Vitet e pritjes – (1990)

Fjalë pa fund (1986), nëna e Magdalenës

Gabimi (1986)

Fillim i vështirë – (1986), nëna e Zanës

Kur hapen dyert e jetës – (1986), nëna e Bardhylit

Ëndërr për një karrige (1984) – Ishja

Nxënësit e klasës sime (1984), Nëna e Norës

Kur xhirohej një film (1981)

Fëmijët e saj (1957) …

U nda nga jeta më 22 dhjetor 2019 në moshën 89 vjeçare/Na Ishte Dikur

error: Content is protected !!