“Edhe komunistave due t’ua thom nji fjalë, por kjartë e shkurt. Unë jam i bindun se pak janë ata Shqiptar, të cilët vërtet e kuptojnë doktrinën komuniste, por, tashma të gjithë po e shohin dhe po e njohin organizatën dhe veprën komuniste në Shqipní.
Kjo asht vertet, e kjo don me thanë se gadi të gjithë komunistat Shqiptar veprojnë me krye në thesë pa dijtë shka bajnë dhe për shka veprojnë. Por, po thonë se e kanë për Shqipní, e vetëm për Shqipní. Unë due t’u besoj, por ky dallim midis doktrines komuniste e vepres komuniste me formen kombëtare – sikurse i kam ndigjue unë vetë tue dishmue organizatoret komunista – mue më ban me dyshue për sinçeritetin e kësaj rryme Shqiptare: pse, vallë, komunistat veshen e ngjeshen me zellin atdhetar, kurse atyne mbi të gjitha u intereson doktrina dhe jo atdheu?
Masat terr oristike, mandej, vllavr asja, lidhnija e ngushtë deri në dependencë të plotë prej dorës së huej, dhe përdorimi i çdo mjeti për qellim nuk i lanë vend dyshimit. More, me kobure në gjoks nuk bahet kush vlla, as shoq, por sk llav, ja mizuer apo hypokrit. Gjithmonë tue rrenue nuk ndertohet.”
Pater Anton Harapi /Greta Ljarja/Pro Gegnishtes