Nga Dashnor Kaloci
Po qytetërimi ç‘na ka shtuar në këtë kapital që lipset shfrytëzuar? Mjetet e shpejta të komunikatave aerore e detare, hovi dhënë turizmit me anë të kryqëzatve e zbritjeve të favorshme ndër udhtime, shëmbllat e gjalla të propagandës, marrëveshjet e bashkëpunimit midis enteve dhe klubeve turistike ndërkombëtare, i japin një vleftë të pacmueshme kapitalit t‘onë turistik.
Neve lidhemi me organizmin e gjerë turistik të përbotshëm nëpërmjet Entit Kombëtar të Turizmit dhe të Klubit Turistik dhe Automobilistik Mbretnor, që janë nën patronazhin e lartër të N.S. Mbretëreshë Princeshës Maxhide. Si me këto lidhje ashtu dhe me mënyra të tjera të shumta, Qeverija Mbretënore është duke bërë sakrifica të mëdhaja për zhvillimin turistik të Shqipërisë, që përsa u përket të huajve ashtu dhe bashkëatdhetarëve që duhet ta shëtisin e ta njohin këtë vënd të bukur.
Thamë se turisti i huaj duke ardhur prej botës së jashtme të mekanizuar, vjen befas në pak orë e sipër, në këtë botën tonë të ndryshme që të shlodhet shpirtërisht e mëndërisht. Neve tani na duhet që, duke përmirësuar rrugët e hoteleve dhe duke vënë me këtë fuqinë e mjetet, rregull e pastërti, t‘I japim atij mundësinë të s‘lodhet edhe trupërisht e të mbetet plotësisht i kënaqur./Memorie.al