Faleminderit Marko.
Jam i befasuar nga suksesi im në fb! Vetëm gjatë natës së shkuar kam marrë dy ftesa për miqësi. Njëra nga Aeroporti i Vlorës, tjetra nga Marko Shipcka. Por kjo e dyta është mjaft e rëndësishme për mua.
Marko është nga ata shtatë-tetë burra, antarë të Komisionit të Grevës së Përgjithshme të Majit 1991 që arritën të rrëzojnë qeverinë e fundit të regjimit të shkuar. Nuk ishin partitë politike që rrëzuan qeverinë e fundit komuniste, por Greva e Përgjithshme e Majit 1991.
E shoh që nuk më kuptoni për çfarë po flas. Ju kujtoj se në Mars 1991 u organizuan zgjedhjet e para pluraliste, që i fituan ata që i kishin fituar gjithnjë. Ishte një depresion i vërtetë kombëtar. Kam njohur shumë burra e gra që u mbyllën dhe qanin në heshtje.
Dy muaj më pas nisi Greva e përgjithëshme. Ishte ajo që paralizoi vendin dhe dy javë më pas rrëzoi qeverinë.
Marko mbulonte sektorin më të vështirë. Atë të transportit. Ishte ai që duhej të bindte me qindra e mijëra shoferë të mos ndiznin motorët e makinave. Situata do të bëhej dramatike dhe ashtu u bë. Por vendi duhej paralizuar i gjithi. Dhe u paralizua. Qeveria duhej të binte. Dhe ra.
Kujtoj lëvizjet tona ditë e natë nëpër Shqipëri, qytetet që nisën të shuhen e zbrazen ngadalë, rrugët e shkreta dhe snajperët që kishim pas kokë, siç na njoftonte E.K, që me lot në sy na puthte kur niseshim të kontrollonim respektimin e Grevës nëpër Shqipëri, i bindur që nuk do të na shihte më.
Por qeveria ra. (Teodor Keko më tregonte më pas se ndërkohë në korridoret e parlamentit F. Nano i thoshte: po më lini ore edhe ca sa të zbraz të gjithë Bllokun nga ata të Byrosë)
Rrëzimi i qeverisë u bë jo se po na ikte mosha dhe nuk kishim rrëzuar akoma ndonjë qeveri, por se ai ishte proces jetik, qoftë edhe simbolikisht, qoftë praktikisht. Rrezikohej të humbisnim edhe katër vjet të tjerë pas atyre 40 vjetëve të mëparshëm. Do të ishte vetëvr asje kombëtare.
Marko Shipcka kalonte natë e ditë midis shoferëve të kamionëve të autobusëve, të ndërmarrjeve ndërtimit, të çdo lloj transporti ekzistues. Nëpër Shqipëri nuk duhej të lëviste as edhe një mizë.
Dhe unë kujtoj me kënaqësi se isha një nga gazetarët e atashuar pranë atij Komisioni dhe më qêllonte ta shoqëroja Markon për kronikat e ditës dhe e di për çfarë flas.
E kujtoj Markon tek e rrethonin shoferët dhe i ulërinin, se nuk kuptonin asgjë. E kujtoj si u bënte ballë me autoritetin dhe zërin e tij të fortë. Eshtë shumë i rëndësishëm zëri kur flet me shoferë autobuzësh dhe kamionësh, që nuk hanin pykë, një pjesë e mirë amatorë të hurit e të litarit.
Marko i bindte të gjithë. Por dyshoj se rolin kryesor e kishte arsyetimi tij tepër i saktë. Të tillë njerëz të respektojnë dhe dëgjojnë vetëm kur zërin e ke më të fortë e më të lartë se ai i tyri. Zëri i Markos i tillë ishte.
Dhe unë kam patur nderin t’i njoh dhe punoj me burra të tillë të lartë si Marko Shipcka. Me burra të tillë që ndonëse vija nga mjedise intelektuale e krejt të tjera, më pranuan dhe më respektuan deri në fund.
Kam pasur nderin e madh të punoj me burra të tillë që i ndryshuan rrjedhën historisë, ulën kokën dhe ikën pa bërë zhurmë, pa thënë asnjë fjalë, pa kërkuar asgjë.
Ishin fillimet e arta të sindikalizmit në Shqipëri.
Ne ikëm pothuaj të gjithë dhe tani më vjen turp nga ajo çka dëgjoj për sindikatat, për korrupsionin e thellë, për mungesën e moralit, dhe mbi të gjitha për tradhëtinë që u kanë bërë njerëzve të punës. Shqipërisë i mungon një dimension i rëndësishëm dhe kjo i vjen për mbare politikës, pazareve të saj. Tani aty nuk ka askënd që të përplasë grushtin e të flasë në emër të atyre për tê cilët nuk flet askush!.
Ka raste që kur kthehem në Tiranën time, më qëllon të kërkoj ndonjë hotel jo fort të shtrenjtë për të fjetur se në atë apartamentin tim të vjetër të mbyllur që prej më shumë se njëzet vjetësh, rrezikon të më bjerë suvaja në kokë, ndërkohë që dëgjoj se krerët e sindikatës sot notojnë në luks dhe zotërojnë vila e pasuri të gr abitura.
Për njërin prej tyre, një ministër i Minierave, Abdyl Xhaja më tregonte dikur: sa herë që del ai nga zyra ime, gjithmonë më mungonte diçka.
Por këtyre njerëzve as që ua kujtoj dot emrin sepse kam patur shansin e madh të punoj me burra të tjerë si Marko Shipcka.
Tani, disa nga këto gjëra ju i keni te libri im Fjalori enciklopedik i politikës, por sot nuk kam asnjë kopje për t’i dhënë Markos. Se edhe mua më ndodh ndonjëherë të më shiten të gjitha librat.
Por gjithsesi, kam një mundësi tjetër. Do t’i dhuroj romanin tim Portret vr asësish në grup. Ju keni një farë dijeni se ai do të dalë së shpejti. Mendoj se duhet të mbani mend këtë titull. Se po të mos ua them unë, nuk do tua thotë askush tjetër për mua./Naishtedikur.info