Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Fjalimi i rrallë i Fan Nolit në “Vatra”, REGJISTRIM I VITIT 1963

Posted on January 8, 2021 by Monitor

Ndër fjalimet e pakta që kemi nga figura e Fan Nolit, është edhe ai i mbajtur në takimin e shoqërisë “Vatra” në SHBA, më 1963.

Fjalimi i Nolit është publikuar Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, në videon ku shquhen pamje nga dokumentari “Krahë për krahë”, nën regjinë e Endri Kekos dhe Ho Y Shen.

Fjalimi i plotë dhe regjistrimi ku dëgjohet zëri i veprimtarit të madh, Fan Noli:

“Ne nuk e inventuam, nuk e çpikmë patriotizmën shqiptare, e gjetëm. E vetmja gjë që bëmë, është që atë patriotizmë që ekzistonte midis shqiptarëve u përpoqmë t‘a organizojmë, t‘a kanalizojmë. Tashi, arësyeja për të cilën na vajti puna mbarë, ishte se kishim një popull me të vërtetë i cili e deshte Shqipërinë. Edhe një popull i cili, jo vetëm kishte patriotizmë, virtytin e patriotizmës, por kishte edhe disa virtyte të tjera, nga të cilat do të numëronj vetëm një, të cilën na e kanë thënë që të gjithë të huajt të cilët kanë vizituar Shqipërinë.

Kur hyri Shqipëria në Lidhjen e Kombeve, përfaqësonjësi i Hindit Muhamed Aliu, u bëri këtë lëvdatë shqiptarëve: Sot, tha, bëmë punën më të bukur që qasmë Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve. Ky është i vetmi vend në këtë botë i cili ka një shumicë muhamedane edhe na dërgon këtu si përfaqësonjës një peshkop ortodoks” – thotë mendimtari, teologu dhe politikani Fan Noli./Konica.al

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes