Gazetari dhe moderatori Gentian Zenelaj ka publikuar një foto nga shtrati i spitalit, ku qëndroi për 14 ditë për të marrë trajtim mjekësor.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Zenelaj tregon se tashmë është shëruar nga sëmundja e rëndë që i mori edhe njeriun e shtrenjtë, babain e tij.
Po ashtu ai i shpreh mirënjohjeje të gjithë mjekëve që u kujdesën për të. “Falënderimet e mia me të sinqerta për stafin e mrekullueshëm, i cili u kujdes për shëndetin tim fizik të sëmurë dhe shpirtin të copëtuar në ditët më të vështira të jetës sime”, shkruan ai mes të tjerash.
Kujtojmë që pak ditë më parë, moderatori humbi të atin pas një beteje disaditore me sëmundjen./Shekulli