Categories
Art Kulture Personalitete

Ikona e Estradës së Sarandës Theofil Haxhijani feston 82- vjetorin e lindjes, i urojmë jetë të gjatë dhe shendët të plotë

Theofil Haxhijani feston ditën e sotme 82- vjetorin e tij të lindjes.

Theofil Haxhijani lindi në qytetin e Delvinës, më 14 nëntor 1939 dhe për gati 30 vjet punoi si aktor profesionist në estradën profesioniste të Sarandës.

“Sot ikona e Estradës së Sarandës Theofil Haxhijani mbush 82 vjeç.

Edhe 100 artist e mjeshtër i humorit”, shkruan Gurma në urimin e tij.

Theofil Haxhijani për gati 30 vjet punoi si aktor profesionist në estradën profesioniste të Sarandës.

Në vitin 1970 iu dha Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të Tretë. Më 1978 u pranua si anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Në vitin 1979 mori titullin “Artist i Merituar”, ndërsa në muajin nëntor 2014 iu dha titulli “Mjeshtër i Madh”.

Filmografia
Pranverë në Gjirokastër (1978). – Regjisor i grupit amator
Nga mesi i errësirës (1978). – Zeqo
Historiani dhe kameleonet (1988)-Sifka/Na Ishte Dikur

error: Content is protected !!