Në ditëlindjen e presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, është zbuluar edhe shtatorja e tij në qendër të qytetit.
Kjo shtatore u zbuluar nga vajza e tij, Teuta – e cila ishte edhe deputete një herë e një kohë – dhe nga kryeministri Avdullah Hoti.
Skulptor i kësaj shtatoreje është Gëzim Muriqi dhe e cila duket larg cilësisë së shtatoreve të zbuluara për 28 nëntor të këtij viti në Prizren.
Ndërkaq, Haki Rugova në fjalën e tij ka thënë se është një ditë tepër e rëndësishme e tij që ka arritur ta bëjnë zbulimin e shtatores së tij dhe Kompleksin Memorial “Dr. Ibrahim Rugova”. /Periskopi