Kapedanët e lirisë
Në pranverën e vitit 1917, At Stath Melani mori rrugën e rikthimit nga Amerika për në Shqipëri. Udhëtimin e tij e përshkruan më bukur e qartë se kushdo tjetër Mihal Grameno në librin “Kryengritja Shqiptare”:
“Vetëm një plak i thinjur me leshrat dhe mjekrën e bardhë qëndron përjashta mbi vapor duke vështruar përpara dhe vetëm përpara. Fytyra e qeshur dhe simpatike tregon që plaku është i kënaqur nga udhëtimi. Ku e ku një nënqeshje shfaqet në buzët e tij dhe nga gëzimi fërkon duart. Duket që frika, tme rri dhe dëshpërimi nuk gjejnë vend në zemër të plakut.
Nuk gjejnë se plaku është nga pleqtë e Shqipërisë. Është nga Kombëtarët e vjetër dhe shumë të vu ajtur, prandaj e ka zemrën e çeliktë. Plaku quhet At Stath Melani. Shtëpinë ia dogjën bar barët grekë, po At Stath Melani dëshiron të rrojë në kasolle po vetëm në Shqipëri të lirë ku të valojë flamuri i Skënderbeut.
Zoti i mbushtë dëshirat dhe e shpëntë shëndoshë luftëtarin At Stathi, një nga pleqtë kombëtarë të Shqipërisë!”/Naishtedikur.info