Na ishte një herë një vajzë e turpshme, e bija e një stjuardese dhe një piloti që në shkollë e tallnin për karakterin e saj. Ajo vajzë e thjeshtë, e dobët dhe e zbehtë, me vetëvlersim të ulët është kthyer në një ikonë për të gjithë botën dhe është mbretëresha e ardhshme e Anglisë. Përralla e Kate Middleton që sot feston 39 vite jetë, nuk është një dhuratë e fatit. Dukesha na ka mësuar që ëndrrat përmbushen nëse i ndjek me këmbëngulje.
Një shembull është marrëdhënia e saj me Princ William. Pas 6 vitesh lidhje, ai vendosi të ndahet me anë të një telefonate, por çfarë bëri Kate? I dërgoi një mesazh dhe në vend që të rrinte në shtëpi duke qarë, ajo udhëtoi në disa shtete të botës me nënën e saj dhe vëllain. Pasi u kthye, më shumë se 2 muaj më vonë, ju kthye jetës së natës ku shfaqej e veshur bukur dhe provokuese. Brenda 10 javësh, Princi ishte prapë në krahët e saj.
Pasi u martua në 2011-ën u përball me një lum rregullash strikte mbretërore, por nuk e lejoi veten që të mposhtej nga frika dhe presioni, megjithëse nuk kishte ‘gjak blu’. Sot Kate njihet si dukesha që nuk ka dalë kurrë nga rregullat mbretërore.

Ajo është përpjekur përherë të duket si njëra prej nesh, jo si gruaja e mbretit të ardhshëm. Shpesh vesh rroba me çmim të ulët, shfaqet në markete duke bërë blerje, ose tregon histori për të vegjëlit e saj.
Edhe vetë mbretëresha Elisabeth është fanse e Kate, madje për ata që nuk e dinë, ajo ka qenë mësuesja e dukeshës kur nisi rrugën drejt familjes mbretërore. / revistawho.com