Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Kontributi i Kristo Luarasit në historinë e librit dhe shtypit shqiptar – nga Dr. Hasan Bello

Kontributi i Kristo Luarasit në historinë e librit dhe shtypit shqiptar – nga Dr. Hasan Bello

Ne historine e librit dhe shtypit shqiptar emri dhe kontributi i Kristo Luarasit (1875-1934) eshte i pazevendesueshem. Ai njihet si themelues i shtypshkronjes “Mbrothesia” ne Sofie te Bullgarise ne vitin 1896; si botues i librave dhe i shtypit te Rilindjes Kombetare.

Keshtu, Sami e Naim Frasheri, pjesen derrmuese te librave i botuan tek “Mbrothesia”. Por edhe kristomatite e Gjergj Qiriazit, “Valet e detit” te Spiro Dines, “Kalendari Kombiar” i Mit’hat Frasherit, libri i Hoxhe Vokes (Said Najdenit) etj, u shtypen nga “Mbrothesia” e Kristo Luarasit.

Ne vitin 1922 ai do ta zhvendose aktivitetin e tij ne Tirane, ku deri kur nderroi jete ne vitin 1934 do kthehet ne nje nga botuesit kryesore. Pas vdekjes se tij, shtepise botuese do t’i ndryshohet emri nga “Mbrothesia” ne “Kristo Luarasi”, e cila do ta vazhdoi aktivitetin deri ne vitin 1947 kur shteti e konfiskoi pa asnje shperblim.

Ne foton e meposhtme eshte nje katalog i kesaj shtepie botuese i vitit 1932, i cili permban disa modele botimesh, nga librat, njoftimet, deri tek kartevizitat. Gjithashtu, per ilustrim kemi shkeputur nje njoftim sipas te cilit “Shoqnia per Mbrojtjen e Shtazeve” do te organizonte me 6 shkurt 1932 nje “SOIREE” ne Bashkine e Tiranes.

Per hyrjen ishte caktuar nje cmim prej 5 fr.ari, e cila do te shkonte per mbrojtjen e tyre./Naishtedikur.com/

error: Content is protected !!