Nga Genc Demiraj
Kthehet Mane Lumani…!
Na erdhi Maneja sot që në mëngjes, Mane Lumani i parodisë vlonjate !
Kishte bërë ndërhyrjen shëndetsore para disa ditësh me shumë sukses dhe erdhi të na takonte i malluar e si ogur i mirë para shfaqjes së re…!
Ishte shend e verë Maneja, dhe nuk rreshtte pa falenderuar mjekët e spitalit Amerikan nr. 1 me në krye doktoresh Dhuratën për kujdesin, përkushtimin e profesionalizmin e treguar. Donte ti përmendte të gjithë një për një, emër për emër, me mjekë, infermierë e gjithë staff por nuk kish mundësi vokale ndaj me dorën në zemër u përulej të gjithëve…!
Doktor Bert Peshën në Fier nuk e harronte sepse ai ish jo vetëm iniciatori por edhe një mik i afërt i parodistëve…!
I madhi artist Mane Lumani, erdhi sot jo vetëm të na takonte por edhe të ç’mallej me skenën e tij që e rriti dhe e lartësoi si një artist plot vlera.
I përlotur kërkoj ndjesë që nuk mundëte të merrte pjesë këtë herë në numrin e rradhës krahas vëllezërve të tij të parodisë Afrimit e Agronit, por me zemër është këtu në këtë skenë e në këtë tempull.
Mirë se u ktheve Mane Lumani, paç përherë vetëm shëndet e lumturi dhe me zërin tënd të “sfumuar” bashkohemi të gjithë në falenderimin për mjekët duarartë të Spitalit Amerikan nr. 1, faleminderit…!/Naishtedikur.com/