Categories
Art Kulture Personalitete

Kujtojmë me nderim aktoren e paharruar Elida Cangonji në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta

Lindur me 31 tetor 1953. U nda nga jeta më 28 nëntor 2016. Ka perfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Mjekesise ne vitin 1977.

Per 3 vjet ka punuar si mjeke pediatre ne zonat periferike te tiranes.

Pasi kryen specializimin 2 vjecar per psikiatre per femije dhe adoleshente prane sherbimit psikoatrik , Qendra spitalore Universitare ne Tirane , punon si e vetmja psikiatre per femije dhe adoleshente ne sherbimin ambulator te tiranes.

Kryen studimet pasuniversitare ne universitetin Claude Bernard te Lionit ne France (1994-1995) dhe
shume specializime te tjera afatshkurtra ne disa vende te evropes dhe SHBA.

Vitet 90, jane vite pune te parreshtur per krijimin dhe drejtimin e strukturave te reja dhe
bashkekohore ne fushen e shendetit mendor per femije (1991-1996) instituti i pare mediko-edukativ
ne Tirane, model. i zbatimit ne praktike te institucioneve te hapura per handikape (1996 e ne vijim)
Qendren e Zhvillimit te Femijes ne te cilen per here te pare krijohet nje ekip multidisiplinar qe aplikon metoda terapiurike bashkekohore si psikoterapia, terapia e te folurit , terapia psikomotore okupacionale, mbeshtetje sociale, edukim special: (1996-1999) hap shtepine e pare psikiatrike ,
model i nje sherbimi jospitalor ne Shqiperi.

Per veprimtarine e saj me 10 dhjetor 1998 nderohet me cmimin e pare per te Drejtat e Njeriut te
republikes Franceze (me rastin e 50 vjetorit te deklarates universale te te Drejtave te Njeriut). Ne
vitet 1998-2000 eshte perfaqesuese e ministrise se shendetesise per shendetin mendor prane
Organizates Boterore te shendetesise, Zyra Tirane.

Ka mare pjese si lektore ne nje sere konferencash e kongresesh nderkombetare.

Dr Elida Cangonji u angazhua si aktore amatore ne nje sere rolesh disa prej te cilave te rendesishme.
FILMA: Shper thimi -1974 Shtigje lu fte – 1974 Rruge te bardha – 1974 Ne fillim te veres – 1975
Njeriu me top 1977 Ne kufi te dy legjendave 1981

U nda nga jeta më 28 nëntor 2016./Naishtedikur.com/

error: Content is protected !!