Categories
Art Kulture Personalitete

Kujtojmë sot me nderim “Artistin e popullit”, kompozitorin e nderuar Nikolla Zoraqi, në 93 vjetorin e lindjes

Nikolla Zoraqi Artist i Popullit – 93 vjetori i lindjes

(24 janar 1929 – 9 nëntor 1991)

Artisti i popullit Nikolla Zoraqi ( Nikolla Zorraqi ) lindi më 24 janar në vitin 1929 në Tiranë dhe u nda nga jeta në vitin 1991. Kompozitori gjatë karrierës së tij dha një kontribut të veçantë në zhvillimin e muzikës së re shqiptare

Kompozitori Nikolla Zoraqi radhitet ndër kompozitorët tanë që kanë dhënë një ndihmesë të madhe dhe me shumë vlera në kulturën shqiptare. Ka kompozuar vepra në të gjitha gjinitë muzikore dhe veprat e tij janë luajtur në të gjitha aktivitetet e rëndësishme të jetës muzikore shqiptare.

Veprat e tij janë luajtur nga formacione të rëndësishme të muzikës shqiptare, nga Orkestra e TOB, Orkestra e RTSH etj. Krijimtaria e tij muzikore përfshin shumë fusha njëherësh, pothuajse në të gjitha gjinitë muzikore, nga përpunimi i këngës popullore, këngë të lehta për fëmijë, muzikë simfonike që nga pjesët e vogla instrumentale e deri në rapsoditë, koncertet e poema simfonike.

Është autor i vepra të mëdha skenike, opera e balete si: Baleti “Cuca e maleve”, “Ritme e ndjenja punëtore”, “Historia e një kënge”, “Tokë e pamposhtur”, “Shota dhe Azem Galica”, “Joniada”, operat “Komisari”, “Paja”./Naishtedikur.com/

error: Content is protected !!