Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Kujtojmë sot me nderim në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta këngëtaren e mirënjohur Violeta Simoni (1942 – 2013)

Violeta Simoni është këngëtare e njohur. Këngëtarja Violeta Simoni lindi më 10 tetor 1942 në kryeqytet. Ajo që në moshë të re u angazhua në veprimtari artistike që lidheshin me muzikën dhe aktrimin. Pasi mbaroi Liceun Artistik, ajo punoi si mësuese muzike, ndërsa paraqitja e saj e parë skenike ishte pjesëmarrja në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar në 1962-shin.

Ajo u përfaqësua në këtë aktivitet me këngën “Mos më qorto” ku arriti të marrtë çmimin e tretë. Violeta Simoni e vazhdoi më pas karrierën e saj si këngëtare profesioniste në Estradën e Tiranës. Gjatë kësaj kohe, ajo realizoi duete të ndryshme muzikore me Pavlina Nikajn, Arta Babaramon dhe Tonin Tërshanën. Në repertorin e saj numërohen disa këngë, mes të cilave “Lumturi”, e kënduar me Ylber Gimjanin, “Erdha”, “Kitara partizane” etj.

Tonin Tërshana & Violeta Simoni

Për herë të fundit në publik, këngëtarja Violeta Simoni u shfaq në 2012, në dy emisione televizive. Ajo ishte e pranishme në emisionin “Zonë e Lirë” të drejtuar nga gazetari Arjan Çani dhe më pas në emisionin e Rudina Magjistarit, “Takimi i pasdites”. Pavarësisht moshës së saj dhe aktivitetit artistik të zhvilluar para viteve 1990, këngëtarja Violeta Simoni njihej si një personazh mendjehapur. Në edicionin e fundit televiziv ku ajo është shfaqur, rrëfimi i saj lidhej me një tatuazh që ajo kishte bërë në trup, edhe pse ishte në moshën 69-vjeçare.

Gjatë viteve të fundit, edhe për shkak të gjendjes fizike, Violeta Simoni ishte tërhequr nga jeta artistike. Ndërkaq, gjatë vitit 2012 ajo ka qenë aktive në dhënien e intervistave në media të ndryshme në lidhje me aktivitetin e saj, duke vënë theksin te koha ku ka qenë pjesë e Estradës së Tiranës.

Ajo u nda nga jeta më 1 shkurt 2013 në Tiranë në moshën 71 vjeçare

https://www.youtube.com/watch?v=z6LEjxGxYn4

error: Content is protected !!