Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Kujtojmë sot me nderim në ditën e lindjes aktorin e paharruar Petrit Llanaj (1937 – 2000)

Posted on January 1, 2022 by Monitor

Petrit Llanaj aktor dhe regjisor shqiptar, u lind më 2 janar 1937 në Vlorë. U nda nga jeta në Tiranë, më 3 nëntor të vitit 2000. Ai kreu studimet universitare në Akademinë e Arteve, për Dramaturgji. Llanaj, i cili është autori i shumë filmave mund të konsiderohet si gjeniu i filmit artistik shqiptar.

Famën e arriti me filmat e tij të suksesshëm si; “Njësiti gueril”, ku interpretoi rolin kryesor, ”Dëshmorët e monumenteve”, ”Fijet që priten”, ”Ngadhënjim mbi vd ekjen”, ”Ndërgjegjja” e shumë filma të tjerë të njohur. Për herë të parë ka dalë në skenë me dramën “Zbutësi i kryeneçes”, me të cilin ka mbrojtur diplomën shkëlqyeshëm, ku kishte edhe rolin kryesor.

Gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me aktorë të mëdhenj shqiptar si; Timo Flloko, Demir Hyskja, Vera Grabocka, Sandër Prosi, etj. Karrierën e ka zhvilluar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë, sidomos në Itali e Amerikë, ku ka punuar me regjisorë të huaj.

Nga viti ‘80 e deri sa doli në pension ka punuar si regjisor në Kinostudio. Është regjisor i dokumentarit “Troku” etj. Llanaj është asistent-regjisor te filmi “Mysafiri”, etj.

Filmografia
Tre vetë kapërcejnë malin – (1987)
Dritat e qytezës – (1983)
Gjurmë në dëborë – (1984)
Dëshmorët e monumenteve – (1980)…Vangjua

Një udhëtim i vështirë – (1977)
Fije që priten – (1976)…Petriti
Ndërgjegja – (1972)…Sekretari i Organizatës
Njësiti guerril – (1969)…Agroni

Horizonte të hapura – (1968)
Ngadhënjim mbi vd ekjen – (1967)

Regjisor
Përsëri pranverë – (1987)
Kur ndahesh nga shokët – (1986)
Një udhëtim i vështirë – (1977)

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes