Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Kur çështja kombëtare bashkonte Dritëro Agollin, Ibrahim Rugovën dhe Ali Aliun

Posted on January 10, 2021January 10, 2021 by Monitor

Çështja kombëtare i kishte bërë që të uleshin në një tavolinë tre shkrimtarët nga dy vendet shqiptare, Dritëro Agolli nga Shqipëria, Ibrahim Rugova dhe Ali Aliu nga Kosova, shkruan KultPlus.

Vajza e shkrimtarit Agolli, Elena Agolli ka shpërndarë fotografinë e viteve të 90’ta, teksa ka thënë se bisedat gjallëroheshin me temën e bashkimit kombëtar.

“Shpesh rrinin bashkë në tryeza të përbashkëta ,të gjallëruara nga bisedat për çështjen kombëtare dhe bashkimin kombëtar. Herë – herë debatonin fort , disa të tjera herë miratonin mendimet e njëri – tjetrit”, ka shkruar Elena Agolli.

Në fotografi shihet edhe gruaja e shkrimtarit nga Menkulasi, Sadije Agolli./Kultplus

©2021 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes