Në vitet ’70 fotot ishin shumë të rralla dhe jo të gjithë kanë shumë kujtime të dokumentuara nga ajo kohë. Gazetari Blendi Fevziu, shumë i dhënë mbas kujtimeve, ka postuar një foto në shtëpinë e tij të fëmijërisë në ato vite.
Me flokë kapelon, në mes të nënës e veshur me polka dhe me flokët e krehura me volum si dhe babait nga i cili trashëgon shumë tipare fizike, Fevziu ndau një kujtim të fëmijërisë nga koha kur ishte më i vogël se Alis, vajza e tij e dytë.
Detajet e shtëpisë si vazoja e luleve, qilimi, arushi lodër në raft janë kujtime të të gjithë fëmijëve të atyre viteve. “Diku në mes të viteve ‘70-të kur fotot ishin kaq të rralla dhe prindërit më vinin të pozoja mes tyre”, ka shkruar Fevziu përkah fotos./Living
https://www.instagram.com/blendifevziu/?utm_source=ig_embed