Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, i cili është një ftesë më së shumti për të kujtuar vlerën e njerëzve tanë të dashur. Ajo ka postuar një foto të prindërve të saj, të cilët fatkeqësisht janë ndarë nga jeta në moshë të re dhe e shoqëron me disa fjalë prekëse.
Radi mes të tjerash, shprehet se të gjithë duhet ti takojmë dhe vlerësojmë të dashurit tanë kur janë gjallë, pasi më pas gjithë sa na mbetet janë kujtimet dhe fotografitë.
“Kur ju ishit aty shpesh herë unë isha e zënë duke u rritur, sa që harroja qe s’do t’ju kisha gjithmonë! Vlerën tuaj e kuptova kur shikoja vendin tuaj bosh! E kam me ty që po më lexon tani :
Nëse një ditë koha e shpenzuar me prindërit e tu të duket sikur të kërkon shumë stërmundim, kujto se një ditë gjithçka që do të mbeten, do të jenë thjesht fotografitë!
Ajo çfarë sot jam dhe shpresoj të jem nesër, ia kam borxh babait dhe nenës time. MAM dhe BAB”, shkruan Rozana në postimin e saj në rrjetet sociale.