Lamtumirë Edi Luarasi, Zonja e madhe e skenës dhe ekranit, simbol i rezistencës dhe i emancipimit të gruas shqiptare.
Në korrik të këtij viti, Znj. Luarasi iu akordua nga Presidenti i Republikës titulli i lartë “Nderi i kombit” në shenjë nderimi dhe vlerësimi shtetëror për kontributin e çmuar artistik në teatër dhe kinematografi, për interpretimet e spikatura, talentin e rrallë, zërin kumbues, karakterin e fortë dhe temperamentin plot energji me të cilat ajo e pasuroi dhe hijeshoi skenën dhe ekranin shqiptar.
Sot duam ta kujtojmë me foton tonë më të parapëlqyer nga roli i saj në filmin Vitet e para (Kristaq Dhamo, 1965).
U prehtë në paqe!
Burimi: Arkivi Qendror Shteteror i Filmit