Categories
Art Kulture Personalitete

Marjana Kondi: dy figurat që shenjuan jetën time, Dhimitër Anagnosti dhe Timo Flloko

“Aktorja e njohur Marjana Kondi ka treguar mbrëmjen e sotme shumë “sekrete” rreth jetës së saj personale dhe private, që askush nuk i dinte më herët.

E ftuar në “E ardhmja është vajzë”, ajo ka zbuluar se dy figurat që kanë shënjuar jetën e saj profesionale janë Dhimitër Anagnosti dhe Timo Flloko.

Marjana ka folur plot mirënjohje për të dy këta artistë të shquar të Shqipërisë, duke ndarë disa momente që kanë kaluar së bashku.

Fillimisht foli për Anagnostin ku ndër të tjera tha: “Ky mjeshtër i madh nuk ka mik dhe kur unë mora rolin te “Gjoleka, i biri i Abazit” flisnin disa femra kë futi mik Marjana që e mori atë rol. Unë isha te “Portokallia” në atë kohë dhe merrja para. Kërkova te Altin Basha të merrja leje dhe të ikja të takoja profesor Anagnostin. Shkova dhe tha: ‘E lexon dot këtë skenar?’. Sigurisht. E lexova, bëmë muhabet dhe nuk më tha gjë. Të nesërmen më tha.

O bobo ça kënaqësie, ça qejfi. E di si më dukeshin gjërat? Nuk më dhimbte asgjë, as koka asgjë, bëja punët e shtëpisë me qejf, me kënaqësinë më të madhe. Dhe si përfundim shkova me profesor Anagnostin dhe ishte i vetmi ai që më tha: ‘Kë ke 10 vjet poshtë teje dhe 10 vjet sipër teje në moshë në profesion?’. Kur ma tha këtë shprehje unë u kënaqa, sepse njerëz të tillë janë shumë të rrallë sepse thonë një gjë të vërtetë. Është shumë i mirë. Të zgjodha ty tha, ishte një moment kur unë duhet të qaja, erdhi aty pranë. Unë duhet të nxirrja lot, erdhi aty pranë dhe më tha diçka. Edhe unë u përshtata me personazhin dhe doli loti”.

Më tej, Kondi foli edhe për profesor Timo Fllokon: “Më vjen në mendje profesor Timo Flloko, kur në Akademi, unë e kam patur shumë pasion veshjen sepse mami më qepte. Sigurisht profesor Timo fantastik, do më thyeshe nota në sjellje për një pal çizme që unë kisha veshur në Akademi. Modës edhe sot e kësaj dite i kushtoj shumë rëndësi, sepse mbush shpirtin tim jo për të tjerët sigurisht. Edhe profesor Timo ishte i vetmi që i tha dikujt në asnjë mënyrë, vetëm me Marianën nuk ka për t’u marrë njëri. Domethënë të thyeshe nota në sjellje vetëm për një pal çizme, Akademia ka qenë e bukur, por mua profesor Timo më mbronte shumë“. l.k/abcnews.al/

error: Content is protected !!