Categories
Art Kulture Personalitete

Më 11 Janar 1999, para 23 vitesh Kadri Roshi nderohej me titullin “Nderi i Kombit”

Në këtë datë përpara 23 vitesh një nga korifenjtë e kinematografisë shqiptare Kadri Roshi, do të merrte titullin “Nderi i Kombit” dhënë nga presidenti i republikës në atë kohë z. Bamir Topi.

Faqja Na Ishte Dikur e kujton me respekt këtë kolos të kinematografisë dhe ekranit shqiptar. Do të jetë i paharruar për ne dhe për brezat në vazhdim, për pasurinë që i la kombit dhe artit shqiptar. Respekt i përjetshëm.

Më poshtë po shfaqim një jetëshkrim të shkurtër të ilustruar:

Kadri Roshi lindi më 4 janar 1924 në Ballsh të Mallakastrës, i biri i Maksut dhe Sabrie Roshit, me prejardhje nga Libohova. E ëma i vdiq kur ishte 2 vjeç dhe më pas kur ishte 12 vjeç i vdiq edhe i ati.

Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri.

Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm.

Në krah ka pasur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa, Reshat Arbana, Sulejman Pitarka, Robert Ndrenika, Marika Kallamata, etj.

Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai ka qënë një aktor brilant dhe me një talent të lindur. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit.

Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.

Për Kadri Roshin fatmirësisht ka një film dokumentar, ai “Butrinti i gjallë”, i shfaqur si premierë për 10-vjetorin e vdekjes së aktorit në sallën e Teatrit Kombëtar që mban emrin e tij./Përgatiti E.Sino ekskluzivisht për /Naishtedikur.com/

error: Content is protected !!