Nga Micky Haxhiislami
Më 14 shkurt 1944 në Pejë lindi Faruk Begolli, aktori i mirënjohur shqiptar nga Kosova në ish-Jugosllavi dhe mbarë ballkanin. I biri i kryebashkiakut Sefedin bej Begollit dhe Elmazes së Jashar Pashës. Studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966.
Begolli luajti në më shumë se 60 filma. Në fund të viteve 1980, Begolli u kthye nga Beogradi në Kosovë, ku punoi si profesor në Fakultetin e Dramës të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e ’90 ai së bashku me Enver Petrovcin themeluan Teatrin “Dodona” në Prishtinë. Në këtë Teatër ai angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri “Dodona” u bë Teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve duke vazhduar deri më tani.
Roli i fundit kryesor i Faruk Begollit ishte në filmin ‘Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna’ (1997) të Ekrem Kryeziut. Paraqitet për herë të fundit në filmin e shkurtër ’10 Minuta’ (2004) të regjisorit Burim Haliti. Faruk Begolli ndërroi jetë më 23 gusht 2007, pas një beteje të gjatë me kancerin.
—
On February 14, 1944, in Peja was born Faruk Begolli, the well-known Albanian actor from Kosova in the former Yugoslavia and throughout the Balkans. The son of the mayor Sefedin bey Begolli and Elmaze of Jashar Pasha. He studied at the Film and Theater Academy in Belgrade and graduated in 1966.
Begolli starred in more than 60 films. In the late 1980s, Begolli returned from Belgrade to Kosova, where he worked as a professor at the Faculty of Drama at the University of Prishtina. In the 1990’s he together with Enver Petrovci founded the “Dodona” Theater in Prishtina. In this Theater he engaged his students and other actors by staging various theatrical performances. “Dodona” Theater became the most famous theater in Kosova during these years, continuing until now.
Faruk Begolli’s last major role was in Ekrem Kryeziu’s film ‘Love of the Cursed Mountains’ (1997). He appears for the last time in the short film ’10 Minutes’ (2004) by director Burim Haliti. Faruk Begolli passed away on August 23, 2007, after a long battle with cancer.
Nga Micky Haxhiislami