Categories
Art Kulture Personalitete

Më 16 nëntor, 1910 në Shkodër lindi Rrok Zojzi, etnografi dhe etnologu i shquar shqiptar

Më 16 nëntor, 1910 në Shkodër lindi Rrok Zojzi, etnografi dhe etnologu i shquar shqiptar.

Pasi mori arsimin e mesëm në qytetin e lindjes, duke bërë detyrën e arsimtarit, u mor edhe me alpinizëm, me kërkime, gjeografi e sidomos në fushën e etnokulturës. Gjatë viteve ‘30-’40 ai bëhet i njohur me shkrimet në revistat “Hylli i Dritës”, “Drini”, “Vatra shqiptare”, etj.

Në vitin 1942 Zojzi përgatiti 34 ligjërata gjeografiko-etnologjike, për Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, që u shfrytëzuan nga radio “Tirana”, radio “Korça” e radio “Kosova”.

Në vitin ‘46 e motra, Maria dhe burri i saj u push katuan gjatë rezistencës antikomuniste të Postribës dhe kjo do ndikonte në jetën e Rrokut, i cili gjithnjë është parë si njeri me “cene në biografi”.

Më 1947 u emërua në krye të sektorit të etnografisë dhe e drejtoi këtë sektor deri sa doli në pension në vitin 1976. Ndërroi jetë në Tiranë në vitin 1995.

Burimi: albanianvintagephotography

error: Content is protected !!