Josep Guardiola Sala lindi më 18 janar të vitit 1971 në Santpedor, Katalonia. Ai shkurt quhet Pep Guardiola është lojtar spanjoll futbolli. Ai ishte kapiten i FC Barcelona dhe Kombëtares Spanjës. Ai po ashtu luajti dhe për Brescia Calcio, AS Roma, Al-Ahli Doha dhe Dorados de Sinaloa. Guardiola po ashtu dhe luajti për Kombëtaren e Kataloniës.
Ai kishte filluar të luante futboll me Barcelona B. Ai kaloi tek skuadra e parë, pra të FC Barcelona në vitin 1990 dhe luajti deri në vitin 2001 të FC Barca, ai gjithsej kishte luajtur 379 ndeshje. Ai luajti si mesfushor defensiv, dhe ai është futur ne Dream Team (Klubi i Endrrave) nga Johan Cruyff. Ai në FC Barcelona u bë dhe i dashur nga fansat e Barcës dhe kështu në vitin 1997 arriti të bëhet kapiten i skuadrës. Por ai më vonë mori një lëndim dhe kështu nuk luajti për një vit.
Guardiola luajti 47 ndeshje për Kombëtaren e Spanjës që nga viti 1992 deri 2001 dhe ka qenë kapiten dhe fitoi në Garat Olimpike te vitit 1992. Ai luajti në Euro 2000 për Spanjën.
Pasi u largua nga FC Barcelona në vitin 2001 ai luajti për Brescia Calcio dhe për AS Roma në Seria A. Ai përfundoi karrierën e tij si futbollist në ekipin Dorados de Sinaloa të vitit 2006.
Më 21 qershor te vitit 2007 Guardiola u emërua si trajner kryesor i FC Barcelona B. Nё vitin 2008/2009 ai u emёrua si trajner i FC Barcelona dhe me tё fitoi tre trofetё La Liga,UEFA Champions League dhe Copa Del Rey./Naishtedikur.com/