Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Më 19 shtator të vitit 1954, lindi në Tiranë aktorja dhe regjizorja Liri Lushi, i urojmë nga zemra “Gëzuar Ditëlindjen”

Më 19 shtator të vitit 1954, lindi në Tiranë aktorja dhe regjizorja Liri Lushi, i urojmë nga zemra “Gëzuar Ditëlindjen”

Liri Lushi është aktore shqiptare e lindur në Tiranë, Shqipëri ne 1954. Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë dega e Aktrimit. Karrierën artistike e filloi në moshën trembëdhjetë vjeçare kur fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë me monologun: “Tregim për katër kufitarët” nga Ferat Cakaj. Trofeun e dytë ja solli Festivali i 9-të në RTSH këtë herë si këngëtare.

Më pas erdhën rolet e para në film dhe teatër. Roli i Shote Galicës tek drama “Gërsheti i luftërave”, i interpretuar me mjeshtëri të lartë artistike e bëri atë të njohur tek shqiptarët kudo në botë.

Jeta e saj artistike në skenën e teatrit “ Aleksandër Moisiu”, Durrës është e mbushur me role dhe krye role gjithmonë të duartrokitura. Në vitin 2000, Liri Lushi largohet nga vendi i saj dhe vendoset me familjen në Cyrih të Zvicrës. Nuk shkëputet në asnjë moment nga profesioni i saj si aktore. Pasioni dhe puna e përkushtuar i sjell role të reja në filma të produksionit zviceran; “Strähl” nga Dschoint Ventschr AG, Zürich, “Dilemma” nga Silvia Film Production AG, Zürich, “Ditë e natë” nga Chris Niemeyer, Schweizer Fernsehen.

Prej marsit 2004, Liri Lushi është drejtor artistik i Studios për Teatër dhe Film të krijuar nga ajo vetë me emrin e aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu”.

Filmografia
1976 – Thirrja ( Regjisor: Femi Oshafi) Roli – Mara
1976 – Zonja nga qyteti (Regjisor: Pirro Milkani) Roli – Shpresa
1978 – Gjyshi partizan ( Regjisor: Jani Tane) Roli – Ermira

1979 – Dorina ( Regjisor: Agim Qirjaqi) Roli – Dorina
1979 – Mysafiri (Regjisor: Hysen Hakani) – Roli – Arta
1982 – Rruga e lirisë ( Regjisor: Esat Musliu) Roli – Dila
1993 – Këtu bën ftohtë ( Regjisor: Pluton Vasi) Roli – Nëna

1999 – Valsi i ngrirë në Prishtinë ( Regjisor: Bashkim Hoxha) Roli-Gazetarja
2000 – Brezi (Regjisor: Liri Lushi) – Roli – Motra
2002 – Dilema – (Regjisor: Tobias Ineichen/ Silvia Produktion AG, Zürich) Roli – Gruaja

2004 – Strähl ( Regjisor: Manuel Flurin Henry / Dschoint Ventschr AG, Zürich ) Roli – Nëna e Bekos
2008 – Ditë e natë ( Regjisor: Chris Niemeyer/Schweizer Fernesehen) Roli- Danijela Vrdoljak

Teater
1977 – Prometeu i lidhur (Regjisor Pirro Mani) – Roli – Hera
1977 – Kush hidheshin themelet ( Regjisor Vangjush Furrxhi ) Roli – Laja
1978 – Të isha njëzet vjeç ( Regjisor: Haxhi Rama) Roli – Centralistja
1978 – Gërsheti i lu ftrave ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Shote Galica

1979 – Dorina (Regjisor: Kadri Pirro) – Roli – Dorina
1981 – Netë tragjike amerikane ( Regjisor: Spiro Urumi) Roli – Enxhi
1985 – Serafina Topia ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Serafina Topia
1986 – Shi në plazh ( Regjisor: Haxhi Rama) Roli –

1987 – Telefon në mesnatë ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli –
1986 – “Një Dritë s’më lë të fle”, Dramë nga Pëllumb Kulla. Regjisor: Foto Vongli, Skenografia: Agron Bregu, Muzika: Valentin Veizi. – Roli – Liljana

1987 – “Mariana Pineda” Dramë nga Federico García Lorca, Regjisor: Drita Agolli dhe Foto Vongli,
Skenograf: Agron Bregu, Muzika: Joaquín Rodrigo. – Roli – Mariana Pineda

1988 – “Montserrat” Dramë nga Emmanuel Roblès, Regjisor: Foto Vongli, Skenograf: Dritan Gjymshana, Muzika: El Condor Pasa dhe Paul Simon. – Roli – Nëna

1990 – “Vdekja e një Mbretëreshe” Monodramë nga Rexhep Qosja, Përshtatur për skenë nga Foto Vongli, Regjisor: Foto Vongli, Koreograf: Ludmill Çakalli, Skenograf: Armand Xhomo, Muzika: Stephen Montague (At the White Edge of Phrygia), Roli – Mbretëresha.

1991 – Rikardi i tretë – ( Regjisor: Agim Qirjaqi) – Roli – Lady Anna
1995 – Ishulli i çm endur ( Regjisor: Gëzim Kame) – Roli – Kurtizanja
1995 – Tre burra kërkojnë një grua (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli – Aktorja
1996 – Mirandolina (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli Mirandolina

1997 – Kolltuku (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli – Moderatorja
1997 – Këngë dashurie me korba ( Regjisor: Bashkim Hoxha) – Roli Zana
1998 – Kosova djep Lirie (Skenari dhe regjia: Agim Doçi, Alqi Boshnjaku)

2000 – Shtëpia e kukullës ( Regjisor: Liri Lushi) – Roli – Nora
2008 – Elegji për Teutën ( R.Qosja, M.Kuteli,L.Poradeci,Folku shqiptar) Roli – Teuta
2008 – Bakantet e Euripidit (Versioni i Roul Schrott) Roli – Agave

Regji
2000 Brezi (Naim Kelmendi) – Regjia: Liri Lushi
2004 –Pleshti (Dritëro Agolli) – Regjia: Liri Lushi
2005 – Flaka e janarit (Libreti dhe regjia: Liri Lushi)

2005 – Planeti Moisi (Bardhyl Kosova) – Regjia: Liri Lushi
2005 – Don Zhuani (Molier) – Regjia: Liri Lushi
2006 – Monserati (Emanuel Robles) – Regjia Liri Lushi

2008 – Elegji për Teutën (R.Qosja,M.Kuteli,L.Poradeci,Folku shqiptar) – Regjia – Liri Lushi
2008 – Bakantet ( Euripidi ) – Regjia Liri Lushi

error: Content is protected !!