Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Më 24 janar 1949, lindi aktori me origjinë shqiptare John Belushi (1949 – 1982)

Posted on January 23, 2022 by Monitor

John Belushi lindi më 24 janar 1949 në Chicago, Illinois, u nda nga jeta më 5 mars 1982 në West Hollywood, ishte aktor dhe këngëtar nga ShBA me prejardhjen shqiptare. Ponierë i ahengut Saturday Night Fever, shpikësi i artikujve e shfaqjeve përcjellës të filmave artistikë. John Belushi u rrit në Wheaton, Illinois. Që nga koha e kolegjit luajti në teatër. Që atëherë vërehet talenti i tij si “stand up” humorist.

Më 1970 ai luan së bashku me Dan Aykroyd në bendin “The Blues Brothers”.

Në mbarë ShBA-të bëhet i njohur kur luan në emisionin televiziv “Saturday Night Live”. Ky emision është një nga shkallët e para për shumë aktorë për të hyrë në Hollywood.

Filmi i parë i John Belushit është Animal House, kurse suksesi i tij më i madh është komedia The Blues Brothers nga regjisori John Landis, ku ai së bashku me Dan Aykroyd bëhet figurë kulti.

U nda nga jeta më 1982 në moshën 33 vjeçare dhe lë pas gruan Judy Jacklin.

Vëllai i tij James Belushi është një aktor dhe këngëtar i bluzit i suksesshëm.

Mbiemri i familjes gjatë emigracionit ishte Bellios, ose Belliors. Belushi i vogël u rrit në kishën Orthodokse Shqiptare e më pas jashtë Çikagos në Uiton (Wheaton), ku bëhet pjesë e skuadrës së futbollit. Aty ndjek dhe Universitetin e Winscosin-Whitewater dhe Coolege of DuPage afër Çikagos. Vëllai më i vogël, James Belushi, është edhe ai aktor dhe humorist. John takon gruan e tij të ardhshme, Judy Jacklin, gjatë vitit të dytë të gjimnazit. Ata do të qëndrojnë bashkë deri në vdekjen e tij./Naishtedikur.com/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes