Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Më 24 shtator 2014, u nda nga jeta Bardhyl Fico (1932-2015), piktor karikaturist, skenarist i filmit te animuar

U lind më 13 nëntor të vitit 1932, në një nga familjet me të njohura nga Gjirokastra, i biri i ministrit dhe diplomatit Rauf Fico.

Studioi matematikë, fizikë e inxhinieri, punoi si gazetar dhe spikati me krijimtarinë e tij si karikaturist në revistën e njohur “Hosteni”.

Gjatë viteve 1992-1997 Fico, mbajti postin e Sekretarit të shtetit për marrëdhëniet me fenë. U nda nga jeta më 24 shtator 2015.

Një nga veprat e shkruara nga Bardhyl Fico është “Anamorfoza e Mesazhit të Madh – E vërteta mbi Islamin, idiosynkrazia e zonjës ‘O’, dhe mendimi i elitës intelektuale gjithëkohore. etj., etj., jashtë teme…”. Libri përmban tone polemizuese, por autori nuk çapitet të gjejë fajtorin ose të ndreq fajin. Ai synon që të vendos linja të qarta mbi akuzat e para do kohshme ndërmjet shkrimtares së mirënjohur me origjinë italiane Oriana Falaci dhe botës islame.

Libri, i konsideruar si një risi vitet e fundit për mënyrën si mund të zhvillohet një debat i zotëruar nga mllefet, por prej të paktën mund të mësohet si mund të zhvillohet një debat social-kulturor në distance, botuar në shqip në vitin 2011, është përkthyer nga Mirton Resuli në gjuhën italiane më 2013.

Në librin e Bardhyl Ficos flet urtësia e përvojës diturake të njerëzimit. Teksti i librit është dhënë me një presim e thukje të jashtëzakonshme, që ngërthen një logjikë aforistike. Lakonizmi i fjalëve, referencat e dëndura verbale nga kultura e Lindjes dhe Perëndimit janë sfondi sintetik i librit, mes të cilit idetë dhe akuzat e zonjës nervoze – siç e quan autori, – janë i vetmi absurditet. Në brendinë e këtij libri lexuesi gjen dramën e urtësisë në përplasje me shkulmet e çmendura; do të gjejë arsyen e dashurisë dhe etjen për iluminim mendor e shpirtëror.

Ilir Çumani, Drejtori i Pergjithshem i Institutit Kombetar te Integrimit te Jetimeve Shqiptare, shkruan në statusin e tij në Facebook, “Kurrë në jetën time nuk më ka rastisur të njoh një Njeri ma kaq shumë viryte të mira dhe cilësi të larta njerëzore si Ai. Jam i bindur se me ikjen e Bardhylit për fare nga kjo botë, jeta jonë e përditshme do të edhe më e varfër. Ka qenë nder dhe privilegj i madh për mua që pata fatin ta njoh dekadën e fundit këtë Njeri të rallë, të cilin do ta kujtoj gjithmonë me mirënjohje dhe respekt të veçant gjithë jetën”.

Bardhyl Fico lindi më 13 nëntor të vitit 1932, në një nga familjet me të njohura nga Gjirokastra, prej së cilës dolën shumë personalitete. Më i njohur prej tyre është Rauf Fico, ambasador fuqiplotë i Shqipërisë në Stamboll, Berlin, Beograd dhe shumë kryeqytete të tjerë të botës.

Faik Konica pat shkruar se, “Raufi ishte shqiptar atëherë kur të tjerët nuk ishin”.

Bardhyl Fico ishte një intelektual i ushqyer me kulturën shqiptare, patriotizmin e kombit të tij por dhe me kulturën Perëndimore e trashëgiminë e pasur të Lindjes, një njeri i purifikuar nga urtësia e librave që mëtojnë dashurinë, paqen dhe dinjitetin njerëzor

error: Content is protected !!