Categories
Art Kulture Personalitete

Më 25 dhjetor 1902, lindi një nga yjet e artit Shqiptar, Kristaq Antoniu (1902 – 1979), këngëtar, tenor dhe bariton (Artist i Popullit)

25 dhjetor 1902, lindi një nga yjet e artit Shqiptar, Kristaq Antoniu (1907 – 1979), këngëtar, tenor dhe bariton (Artist i Popullit)

Kristaq Antoniu lindi në vitin 1902 në një familje emigrantësh shqiptarë në Bukuresht dhe karrierën kinematografike e filloi kur ishte student i shkollës Mimo-dramatik. Roli i tij i parë realizohet në filmin rumun “Gjynahu i parë”. “Ka pak kohë që një djalosh simpatik shqiptar i pajisur me cilësi të rralla artistike u duk në qiellin e Rumanisë”, shkruan revista Minerva e vitit 1931. “Brilantissimo”, njoftojnë gazetat e kohës për interpretimin e përbashkët të Marcella Santinit dhe Kristaq Antoniut në operën “Kavaleri Rustikane” që shfaqet në Romë. Pas realizmit të filmit “Majori Mura”, 1927, si dhe dy roleve kryesore në filmat “Komiti” (Hajduci 1920) , e “Cokoj” (1931) , Kristaq Antoniu kthehet në Shqipëri ku vazhdon aktivitetin e tij si këngëtar lirik.

“Në realizimet e figurave kryesore të filmave të luajtur prej tij, ndihet një ekspresivitet dhe një lojë elegante, ku aktori përpiqet të shprehë një botë të pasur shpirtërore, plot të papritura. Kristaq Antoniu ka një sy shumë ekspresiv do të thoshin shqiptaro-ballkanik…”, shkruan kineastja, Lako. Ai u bë një yll i filmit jo vetëm në Rumani. Mbas disa vitesh me një veprimtari intensive në kinematografi, Antoniu kreu një kurs specializimi në qendrën eksperimentale të kinemasë në Romë. Ndërsa në vitin 1939 luajti role në dy filma, të cilat fatkeqësisht nuk i përfundoi dot.

Ai mbajti lidhje me shkrimtarin e njohur Viktor Eftemiu, që e kishte fis nga nëna. Në vitin 1940 bën një tjetër kurs specializimi, tashmë në kanto, po në Itali, në Firence. Pas përfundimit të kursit ai regjistroi në Itali në shoqërinë Columbia 15 këngë shqiptare, këngë popullore dhe krijime të kompozitorit Pjetër Dunga, i cili ishte edhe pianist, të cilat patën mjaft sukses/Niko Kotherja/Mapo

https://www.youtube.com/watch?v=drsUOcRz9XQ

error: Content is protected !!