Kongresi i Durrësit u mbajt nga 25 deri më 27 dhjetor 1918 në qytetin bregdetar të Durrësit.
Përpjekjet për formimin e një qeverie kishin nisur me fillimin e Luftës së Parë Botërore, pas largimit nga Shqipëria të Princ Vidit dhe qeverisë së tij. Ato nuk shterën edhe gjatë konf liktit botëror, por me gjithë përpjekjet e kohës shqiptarët nuk kishin arritur të formonin një qeveri kombëtare, pasi të gjitha përpjekjet e bëra kishin ndeshur në kundërshtim me interesat e push tuesve. Domosdoshmëria e formimit të një qeverie shqiptare u bë e mundur në fund të Luftës së Parë Botërore, atëherë kur ajo duhej të harmonizonte të gjitha përpjekjet për të evituar kërcënimin real nga fituesit e luftës.
Lëvizjet për mbledhjen e krerëve shqiptarë ishin shfaqur që në fillim të tetorit. Por në organizimin e shqiptarëve në Itali ishin duke u përgatitur si Mehdi Frashëri, Mustafa Kruja, të cilët ishin të orientuar nga politika italiane. Këta i kërkonin më 6 tetor 1918 “Vatrës” të dërgonin në Itali përfaqësuesit e tyre, për të përcaktuar atë platformë të përbashkët politike, me të cilën do të dilnin përpara Konferencës së Paqes. Ndërsa Mehmet Konica arriti në Romë më 19 nëntor, i pritur me ngrohtësi nga italianët. Ndërkaq, qeveria italiane kishte hequr dorë nga mendimi, që kishte në fillim, për të lejuar formimin e një qeverie shqiptare. Ndërkaq, shqiptarët që erdhën nga Roma për në Shqipëri ishin të këshilluar të formonin jo një qeveri, por një këshill ose komitet kombëtar. Ky komitet nuk duhej të bënte një politikë të pavarur as brenda vendit as jashtë tij, por duhej të gjente një vegël në duart e politikës italiane.
Në fund të nëntorit 1918 u aprovua formimi i këshillit kombëtar i ideuar nga Gaetano Manconi, duke porositur që këshilli të formohej sa më parë në Durrës me persona shqiptarë që të jenë njerëzit tanë dhe me autoritet në të gjithë Shqipërinë e push tuar prej nesh me përjashtim të Vlorës dhe të hinterlandit të saj. Por në të dyja rastet, si një qeveri po edhe një këshill, për t’i formuar këto organe duhej të mblidhej kongresi kombëtar. Mehmet Konica, Myfit Libohova, Mehdi Frashëri u nisën në Shqipëri në fund të dhjetorit 1918, të shoqëruar nga koloneli Etore Lodi, i cili do të kryente detyra politike si gjatë kongresit ashtu edhe më vonë.
Faza e përgatitjes brenda vendit për Kongresin e Durrësit u shoqërua me iniciativën për mbledhjen e një kongresi në Shkodër, por ishte francezi B. Furto që nuk lejoi mbajtjen e tij. Kjo mbledhje u arrit të bëhej në Lezhë më 9 dhjetor 1918, e cila u organizua nga klerikë katolikë dhe nga kryetari i bajraktarëve të Mirditës, Prênk Bibë Doda. Por si një lëvizje e cila përfshinte vetën Shqipërinë e Veriut nuk kishte gjetur mbështetjen e pjesës tjetër. Një përpjekje tjetër ishte ajo e Tiranës, që u mbajt më 19 – 20 dhjetor, në të cilën morën pjesë vetëm përfaqësues nga disa krahina të Shqipërisë së Mesme. Por kjo lëvizje politike u shkri në Kongresin e Durrësit, organizuesit e të cilit kishin marrë qysh më parë miratimin e Italisë.
Ky kongres u hap në pasditen e 25 dhjetorit 1918 me pjesëmarrjen e 53 delegatëve. Ata vinin nga pjesa më e madhe e vendit, e cila ishte nën push timin e Italisë. Por në kongres nuk merrnin pjesë nga qyteti i Vlorës, sepse autoritetet italiane kishin marrë udhëzime nga Roma që të mos njiheshin delegatët e këtij qyteti. Në kongres mungonin edhe përfaqësuesit e krahinës që ishin nën push timin serb, Peshkopia e Lumës dhe as ata që ishin nën push timin francez, si qyteti i Korçës. Këta kanë qenë faktorët të cilët bënin të mundur elektrizimin e zhvillimeve në Kongresin e Durrësit. Por në Durrës nuk kishin ardhur vetëm delegatët, por edhe shumë figura të tjera politike. Ja si e pasqyron gazeta “Agimi”,
“Në kongres arritën të bënin propozime dhe të merrnin fjalën edhe njerëz të cilët nuk figuronin në listën e personave që kishin mandatin e të deleguarit”. Por përfaqësuesit e Durrësit, pa kaluar ende në diskutimin e rendit të ditës, shprehën shqetësimin edhe për mungesën e pjesëmarrjes së delegatëve e të gjitha krahinave të Shqipërisë. Delegatët, që në fillim të punës shfaqën besim ndaj fituesve të luftës, duke e shoqëruar me një përshëndetje e në mënyrë të veçantë Wilsonit, “i cili kishte shpallur parimet e vetëvendosjes së popujve”.
Por në kongres u shfaq dhe mundësia e një shprese që ishte tek Italia, e cila gjatë tratativave të paqes mund të kishte interes të mbështeste kërkesat territoriale të Shqipërisë. Nëpërmjet kujtimeve të Myfit Libohovës del se Mehmet Konica në Kongresin e Durrësit kishte prezantuar propozimin italian për formimin e një komiteti përmbarues, i cili do të përpiqej për dërgimin e një delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes dhe do të vepronte brenda vendit “sigurimin e jetës kombëtare e politike të popullit shqiptar”. Por, nga ana tjetër, Mehmet Konica përkrahu propozimin e Namik Delvinës dhe Riza Danit për krijimin e një qeverie të përkohshme.
Formimi i qeverisë së re Ai në kongres u shpreh se formimin e qeverisë duhej ta pranonte edhe Roma, “duke shpresuar se ajo më në fund do të pranonte formimin e saj”. Ndërsa disa delegatë të tjerë deklaruan se qeveria ishte dëshira e popullit shqiptar dhe nuk kishte rëndësi nëse ajo do të pranohej nga Italia”. Më pas u kaluan në diskutimin rendit të ditës. Kongresi nuk e pranoi pikën e parë, e cila parashikonte formimin e një komiteti, i cili në bazë të procesverbalit kishte dy detyra. E para, të dërgonte një delegacion shqiptar në Konferencën e Paqes dhe e dyta, të sigurohej jeta politike kombëtare e popullit shqiptar. Por delegatët vendosën formimin e një qeverie të përkohshme, e cila ishte një vendim i pavarur dhe sfidues kundrejt diplomacisë së Romës.
Ai ishte një vendim i suksesshëm, edhe për sa i përket situatës brenda vendit, pasi nuk ishte shumë e vështirë që qoftë Italia, qoftë Esad Toptani të bënin të mundur nxitjen e shtresave të caktuara shqiptare, të cilat ishin pa një vizion të qartë. Në mëngjesin e 26 dhjetorit, Konica i paraqiti promemorien nënkolonelit E. Lodit, duke argumentuar formimin e qeverisë, së pari me rëndësinë që kishte ajo për të zhvleftësuar ndonjë përpjekje të mundshme të Francës dhe të shteteve ballkanike për thirrjen e delegatëve të Esad Toptanit në Konferencën e Paqes.
Argumenti i dytë kishte të bënte me faktin se për popullin shqiptar ishte më efektiv pushteti i një qeverie dhe jo i një komiteti, i cili do të ishte “vetëm një institucion i pafuqishëm dhe qesharak”. Përfaqësuesit e kongresit, vendimin e tyre nuk e kishin të vështirë për ta mbrojtur edhe përpara nënkolonelit italian E. Lodit, i cili në telegramin që i dërgonte Romës i quante këta si një “rrymë e fortë”. Me gjithë përpjekjet e tij për të emëruar vetëm një komitet ekzekutiv me karakterin e një delegacioni, për të shprehur dëshirën e kombit shqiptar, ishte për t’u parashikuar sipas tij “që rryma e mësipërme do të mbizotëronte”. Prandaj edhe pikëpamja e delegatit V. Dilos, që kongresi të mos vepronte në mënyrë të pavarur, sepse kjo lëvizje politike mund të çonte në prishjen me mikun e vetëm që kishte Shqipëria me Italinë, por të qëndronte në rendin e tij të ditës./Naishtedikur.com/