Categories
Histori Personalitete

Më 27 janar 1966, u nda nga jeta babai i kirurgjisë shqiptare Osman Jonuzi

Doktor Osman Jonuzi ishte themeluesi i kirurgjisë dhe Gjinekologjisë shqiptare. Në vitin 1920 ai ishte drejtor i spitalit në Tiranë, i cili në atë kohë ishte në godinën në të djathtë të Sahatit.

Jonuzi është nënshkrues i konventës ndërkombëtare më 24 qershor 1926 me të cilën u vendos hyrja e Shqipërisë në organizatën botërore të shëndetësisë. Këtu Shqipëria fitoi shumë bursa investime etj. Në atë kohë Jonuzi njihej si kundërshtar i Zogut, por anëtarësimi i Shqipërisë në këtë organizatë solli që dhe Zogu ta cilësojë Jonuzin si një patriot të madh. Ndërsa në vitin 1930 ai emërohet drejtor i Përgjithshëm i Shëndetësisë, e cila ishte e njëjtë me pozicionin e ministrit.

Ai njihet si organizator i shërbimit shëndetësor shqiptar në të gjtihë vendin. Ndërsa ka atributet si themelues i spitalit “Zogu I” në vitin 1932. Veprim me të cilin doktor Theodhosi dhe Tartari e quajtën veprën e madhe dhe e vendosën ndër të mirët në Ballkan. Një ikonë e madhe e Shqipërisë kur merita i takon doktor Osman Jonuzit. Ai është në të parët mjekë për kirurgji, urologji, ortopedi dhe gjinekologji.

Mjeku që punoi 56 vjet si kirurg dhe doli në pension në moshën 81 vjeçare. Ndërkohë që sot mbetet i pavlerësuar dhe pse është i pari për këtë 100 vjetor të themelimit të shtetit shqiptarë.

Dr. Osmani si mjek i besës së Hasan Prishtinës (ky i fundit ia besoi heroinën Shotë të plagosur nga shovinistët serbë dhe që e kërkonin spiunët e Zogut kudo). Për ta mjekuar, doktori patriot e shtroi me guxim në spitalin ku ai drejtonte dhe në derën pranë saj la dy roje kosovarë të veshur si ushtarë të Zogut për ta ruajtur atë dhe e mjekoi për disa kohë Shotën aty deri sa puna e tij ra në sy të spiunëve të Zogut dhe ai menjëherë e largoi nga Fushë- Kruja.

Më 14 Mars 1914, u hap spitali i parë në Tironë. Në fillim ai kishte një kapacitet prej 20 shtretërish dhe ndodhej ngjitur me kullën e sahatit, kirurgjia austriake drejtohej nga doktoreshë Bruk (Bruck), e cila kishte ndihmën e disa infermiereve po austriake. Ajo mori si asistent edhe Dr, Osman Jonuzin. Pas Kongresit të Lushnjës, spitali u mor në dorëzim nga Shteti Shqiptar dhe u transferua në një godinë pak më të madhe, duke e rritur kapacitetin e shtretërve në 50. Drejtor dhe kirurg u caktua Dr. Osman Jonuzi

Info & fotot jane marrë nga faqja Tirona – Komuniteti Tironas Venaliu/Naishtedikur.com/

error: Content is protected !!