Categories
Histori Personalitete

Më 30 nëntor 1874, lindi Winston Churchill, politikan britanik i njohur për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore

Sir Winston Leonard Spencer-Churchill, (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965) ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Nobelit për letërs.

Gjatë karrierës së tij në ushtri, Churchill luftoi në Indi, në Sudani etj. Mori famë të mirë si korrespondent lufte dhe shkroi libra ne lidhje me fushatat e tij ush tarake. Shërbeu në ushtri, në Frontin Perëndimor në Luftën e Parë Botërore, duke komanduar batalionin e gjashtë të Push katarëve Mbretëror Skocez (Royal Scots Fusiliers).

Pas trazirave të Luftës së Dytë Botërore, Churchill u emërua sërish si Lordi i Parë i Forcave Detare. Pas dorëheqjes së Neville Chamberlain më 10 May 1940, ai u bë kryeministër i Anglisë dhe e ktheu Britaninë ne superfuqine e Luftes se Dyte Boterore,duke cliruar pjesen me te madhe te Europes nga Gjermania.Churchill u dallua për fjalimet e tij, të cilat u bënë një inspirim i madh për popullin britanik dhe forcave aleate.

Pasi humbi zgjedhjet e vitit 1945, ai u bë Lider i Opozitës. Më 1951, u bë sërish Kryeministër deri në vitin 1955 kur dha dorëheqje përfundimisht. Elizabeta II i ofroi titullin Dukë i Londrës, por u refuzua nga djali i tij Randolf, i cili do ta kishte trashëguar titullin pas vdekjes së të atit.Dhe ne vitin 1965 ai vd iq ne Britanin e Madhe dhe u Varros ne Spanje./Naishtedikur.com/

error: Content is protected !!